Besa Ademi kryetarja e re e Gjykatës Supreme

Besa Ademi do të jetë kryetarja e ardhshme e Gjykatës Supreme në Shkup. Ademi si gjykatëse në Gjykatën Supreme, u zgjodh kryetare me 12 vota “për” dhe 1 “kundër” nga numri i përgjithshëm i gjykatësve të Këshillit Gjyqësor. Kundër votoi Mirsad Surroi, ndërkaq në garë me të ishin edhe gjykatësit Xhemali Saiti dhe Lidija Nedelkova./TV21