Bejrut, nga shpërthimi i tmerrshëm numri i të vdekurve arrin 158, mbi 6 mijë të lënduar

TË FUNDIT

Numri i të vdekurve në Bejrut ka arritur në 158 dhe mbi 6 mijë të tjerë të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm i katër ditëve më parë, informoi Ministria e Shëndetësisë libaneze.

Shpërthimi në portin e Bejrutit u shkaktua nga më shumë se 2,700 ton nitrat amoniumi, i cili u ruajt për gjashtë vjet pasi u konfiskua nga dogana.