BDI: Opozita punoi për dështim të Marrëveshjes, kundërshton edhe Tiranën dhe Prishtinën

TË FUNDIT

BDI nëpërmjet një kumtesa tha se shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nuk ju duhet një  opozitë jodinjitoze dhe antikombëtare e cila kundërshton edhe të gjithë drejtuesit e institucioneve në Shqipëri dhe në Kosovë.

-Këto uzurpator të skenës opozitare shqiptare nuk i përfaqësojnë
qytetarët shqiptarë dhe as edhe votuesit e tyre të cilët distancohen nga
këto qëndrime skandaloze të drejtuesve uzurpues të partive opozitare.

Qëllimi i vetëm i sjelljes së tyre jodinjitoze është shmangia e
përgjegjësisë për të gjitha humbjet dhe dështimet dhe vazhdimi i
uzurpimit të partive të tyre dhe skenës opozitare shqiptare.

Ju do të vijoni të qëndroni në sportelet e pritjeve të korridoreve të
LSDM dhe BDI edhe gjatë katër viteve të ardhshme për të rrënuar
politikat që avancojnë shqiptarët në këtë vend.

Ju ftuam të bashkoheni me ne, jo që të na mbështesni, por të qeverisni
bashkë me ne dhe ti ndajmë sukseset bashkë, por braktisët tryezën
shqiptare dhe punuat ditë e natë për dështimin e marrëveshjes historike
për shqiptarët e Maqedonisë së veriut.

Shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por gjithandej nuk do të ua harrojnë e
as falin këtë sjellje jodinjitoze, destruktive dhe turpëruese.

Z. Ali Ahmeti dhe BDI zotohen që do të vijojnë të punojnë për një
opozitë dinjitoze dhe kombëtare sepse shqiptarët kanë nevojë për
përfaqësues të zot, dinjitoz, vizionar dhe konstruktiv, e jo uzurpator
ordiner dhe dështak serik.