Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese theksoi se VLEN me 1 përqind mbështetje nuk mund të mbrojë interesat shqiptare, mirëpo mund të bëhet vetëm vazal.
Nga BDI kanë numëruar disa nga vendime që ka marrë kjo qeveri.
“Me 1% përqind mbështetetje bëhesh 100% vazal!*
Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar.
Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.
Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit.
Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit.
Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.
Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian.
Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare. Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal!”, theksohet në kumtesë.
Nga BDI shtojnë se mbeten e vetmja forcë politike që mbron arritjet historike dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!