“BDI dhe LSDM po përfshihen në përçarjen e ASH-së”/ Mickoski i tronditur për sjelljen e partive në pushtet

TË FUNDIT

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se BDI dhe LSDM po përfshihen drejtpërdrejt në ngjarjet e Aleancës e Shqiptarët. Thotë se është i tronditur me sjelljen e partive në pushtet, ndaj një partie e cila ka probleme të brendshme.

“Ne nuk ndërhyjmë, qëndrojm anash, sepse është joshembullore kjo që po bën LSDM dhe BDI, të cilat janë të përfshira drejtpërdrejt në ngjarjet në Aleancën e Shqiptarëve, jam vërtet i tronditur nga një sjellje e tillë nga ana e liderëve, sidomos nga BDI dhe LSDM, por është punë e tyre. Ashtu siç nuk duam që askush të përzihet në punët e brendshme të VMRO-DPMNE-së, nuk duam të ndërhyjmë edhe në punët e brendshme të partive të tjera politike”- deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO DPMNE-së.

LSDM po lutet në Prishtinë dhe Shkup që shqiptarët mos të nxjerrin kandidat, me qëllim që ata të mbështesin kandidatin e tyre, thotë Mickoski.

“Pres që edhe partitë e tjera politike të paraqesin një kandidat, mendoj parasë gjithash mendoj për koalicionin e udhëhequr nga LSDM, edhe pse e di që po gjunjëzohen duke u lutur në Prishtinë dhe këtu në Shkup që partitë shqiptare të mos paraqesin kandidat, duke menduar se në këtë mënyrë do të kenë mbështetje për kandidatin e tyre për president, por mendoj se ky është kalkulim i tyre.”- tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski tha se do të ishte jopolitike dhe jodemokratike që partitë shqiptare të mos paraqesin kandidatin e tyre. Ai shtoi se në emër të demokracisë duhet të ketë më shumë kandidat për president.