BB prezanton të hënën raportin për ekonominë e Kosovës

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë do të organizojë të hënën një konferencë për gazetarë për të prezantuar numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore.
Prezantimi i raportit do të bëhet nga koordinatorja e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, dhe udhëheqësja e Programit për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal për Evropën Juglindore, Gallina Andronova Vincelette , nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Sarajevë. Prezantimi i raportit do të bëhet njëkohësisht në të gjitha zyret e Bankës Botërore në rajon.
Pas prezantimit rajonal, menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, dhe ekonomisti i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Agim Demukaj, do të prezantojnë konstatimet e raportit për ekonominë e Kosovës.
Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore prodhohet dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore.