Banka Evropiane e Investimeve pas 1,6 miliardë euro investime, paralajmërohen edhe para për Maqedoninë

TË FUNDIT

U formalizua bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane të Investimeve. Pas dekadave të pranisë në vendin tonë dhe investimeve prej 1,6 miliardë euro në ekonominë dhe shoqërinë tonë, sot u nënshkrua marrëveshja me të cilën kjo institucion bankar i Bashkimit Evropian, u bë me seli në Maqedoni. Nga BEI paralajmëruan intensifikimin e bashkëpunimit në disa sektorë, domethënë kreditimin e projekteve.

“Dua të theksoj veçanërisht interesin tonë, për shembull, për pastrimin e ujërave të ndotura në kryeqytetin Shkup. Dhe përmes partneritetit tonë me Bankën e Zhvillimit, kemi siguruar 650 milionë euro mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sidomos për kompanitë e Maqedonisë. Teknikët tanë në Bankë ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për krijimin e projekteve të reja dhe për transferimin e njohurive në sektorin e gjelbër, financiar dhe korporativ”, tha Robert De Grot, nënkryetar i BEI.

I kënaqur nga hapja e përfaqësisë ishte edhe ministri për punë të jashtme dhe tregti të jashtme, Timço Mucunski. Kredi do të ketë për disa sektorë siç janë energjetika, siguria, tranzicioni drejt burimeve të rinovueshme, lidhja jo vetëm brenda shtetit, por edhe me shtetet fqinje, si dhe për furnizim të sigurt me ujë dhe shërbime sanitare. Qëllimi i të gjithë këtyre parave është të shpejtojmë rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Hapja e kësaj përfaqësie do të mundësojë koordinim më të afërt, zbatim më efikas të projekteve dhe qasje edhe më të madhe në mbështetjen teknike dhe financiare që ofrojnë institucionet evropiane”, u shpreh Timço Mucunski, ministër për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.

Mucunski paralajmëroi gjithashtu se ministria e tij në gjysmën e parë të vitit 2026 do të fillojë vizita në rajone të Afrikës dhe Azisë, me qëllim të japë mbështetje për kompanitë e Maqedonisë për të hapur tregje të reja në këto kontinente.

“Diskutojmë tashmë edhe me dhomat e tregtisë që kjo të mos jetë vetëm vizitë politike dhe ekonomike nga ana e qeverisë, segmenti G2G, por të jemi të shoqëruar nga përfaqësues të komunitetit tonë të biznesit që të ketë edhe element G2B dhe B2B që është po aq i rëndësishëm, nëse jo më i rëndësishëm, që menjëherë të mund të krijojmë diçka konkrete”, theksoi Timço Mucunski, ministër për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.

Mucunski theksoi se shumë shpejt do të hapet ambasada në Arabinë Saudite, dhe gjithashtu së shpejti shteti dhe qytetarët do të ndjejnë efektet e mira nga vizita që kryeministri Mickoski pati në Emiratet e Bashkuara Arabe.