Balotelli i padëshiruar, Raiola ia ofron Lazios

Mino Raiola i bën një ofertë vërtet joshëse Lazios. Mernaxheri i disa prej yjeve më të mëdhej të futbollit, kërkon të kthejë në Serinë A, pikërisht me bluzën bardhekaltër, Mario Balotelin, i cili pavarësisht se vazhdon të stërvitet me Liverpulin, është jashtë planeve të trajnerit Brendan Rodgers.
Raiola ka shfrytëzuar një takim me presidentin lazial Claudio Lottito, për të ofruar Balotellin në formën e huazimit për vetëm 2 milionë euro, me të drejtën e blerjes, por jo e detyrueshme në fund të sezonit. Madje Lazio do t’i paguajë vetëm 30% të pagës, pasi pjesa tjetër është marrë përsipër nga Liverpuli. Për SuperMarion, janë interesuar edhe Sampdoria me Bolonjën, por për të dyja skuadrat në fjalë shuma prej 10 milionë eurosh që kërkon Liverpuli është e larte.
Lotito por e analizon me shumë kujdes këtë ofertë të Raiolës, por mund të kthejë një përgjigjje pozitive vetëm nëse skuadra e tij arrin të kualifikohet për në fazën e grupeve të Championsit. Deri atëherë, Balotelli nuk mund ta veshë fanellën e Lazios, pavarësisht ofertës shumë të favorshme të Mino Raiolës.