Array

Bach: Fëmija i lindur të rritet sa më shpejt e sa më mirë

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Pas vizitave të ngjeshura që kishte delegacionin i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë (KON), në krye me presidentin Thomas Bach, ky i fundit sot në mesdite iu është drejtuar gazetarëve të shumtë që ambientet e Hotel “Swiss Diamond”.

Njeriu i parë i KON-it, tha se është i lumtur që viziton vendin tonë, e sipas tij, vendimi i KON-it për pranimin e KOK-ut në shtëpinë më të madhe të ndërkombëtare ishte i drejtë. Ai tha se vizita delegacionit të KON-it ishte për t’i uruar mirëseardhje Kosovës në KON. Bach theksoi se gjatë takimeve të shumta që ka zhvilluar në vendin tonë duke u nisur nga presidenca e deri tek fëmijë, tregon ndjenjën e kosovarëve me sportet olimpike.

- Advertisement -

“Është kënaqësi që vizitoj Komitetin Olimpik të Kosovës dhe jam një president shumë i lumtur i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, meqe më këtë vizitë edhe një herë u binda se me suksese kanë përfunduar të gjitha përpjekjet e gjata për të inkuadruar Komitetin Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Vizita këtu ka të bëjë që t’i shprehi mirëseardhje Kosovës në lëvizjen botërore të olimpike. Duke pasur takime shumë të suksesshme dhe dua të falënderojë institucionet shtetërore, dhe me pas jemi takuar me disa sportistë më të mirë që ka Kosova duke mos harruar asnjëherë atë që paraqet të ardhmen dhe sportin e Kosovës e që janë sportistët e rinj”, ka thënë Bach.

Ai tha se vizita e tij kishte edhe një karakter tjetër, e sipas tij, qëllimi kësaj vizitë ishte që të shikohet nga afër që çfarë mund të bëhet për të ardhmen e sportit të Kosovës. Njeriu që ka bërë shumë që Komitetit Olimpik i Kosovës tani është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pohoi se KON është i interesuar që fëmija i lindur në dhjetorin e vitit të kaluar të rritet sa më shpjet dhe sa më mirë.

- Advertisement -

“Pikërisht kjo lidhje që ekziston mes kosovarëve dhe lëvizjes olimpike është dëshmia më e mirë që Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ka marrë vendimin e duhur duke pranuar Komitetin Olimpik të Kosovës në radhët e veta. Mirëpo, qëllimi i vizitës nuk ka qenë vetëm festive, por ka pasur edhe karakter që të shikohet se çfarë mund të bëhet për të ardhmen e sportit të Kosovës. Për shkak që kur ka lindur fëmija më i ri i familjes olimpike në dhjetor të 2014, të gjithë ne jemi të interesuar që të shohim këtë fëmijë duke u rritur sa më shpejtë dhe sa më mirë”, theksoi Bach.

Ai është i bindur se sportin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritshme. Bach shpreson se sportistët e Kosovës do të jenë të gatshëm dhe do të përfaqësojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme në “Rio 2016”. Bach premtoi se nëse një sportist i Kosovës do të fitojë medalje në ‘Rio 2016’, do të bëjë çmos që medaljen ai do t’ia dorëzojë.

- Advertisement -

Ndërkohë, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani tha se ndjehet i previligjuar jo vetëm ai, por gjithë Kosova me vizitën e delegacionit të KON-it. Hasani theksoi se me Bach me vizitën e tij ka nderuar gjithë sportistët e Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Ai thotë se KOK dhe sportistët e Kosovës i pret punë e madh, por ai beson se Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë do të jetë në përkrahje të sportistëve tonë.

Ai foli edhe për takimet që kishte me presidenten e vendit tonë, Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, e që sipas Hasanit, shteti do të jetë përkrahje të sportistëve tonë.

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -