Deri sa pritet votimi i ministrit të ri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Naim Bajrami dhe ministrit të ri për Shëndetësi, Ilir Demiri, Naim Bajrami ka publikuar një fotografi në Facebook me mbishkrimin “Loading…”, në fotografi ka komentuar ish-ministri i MSHIA-së, Azir Aliu, i cili edhe pse u shkarkua, uroi pasardhësin e tij Bajrami, por edhe Demirin.
“Urime Naim dhe Dr. Ilir Demiri! Shëndet e shumë suksese!”, ka shkruar Aziri në Koment.