ZGJEDHJET

Array

Avokatët me iniciativë deri tek Gjykata Penale, kërkojnë ndërprerjen e seancave gjyqësore

Must Read

Testi PCR për shtetasit e Kosovës, reagoi ministri i Shëndetësisë së Kosovës

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut...

Armend Dallku ka folur pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gjinalit dhe Prishtinës

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një sherri të krijuar në...

Sela: Nuk i takon Kërçovës së Mefail Zajazit të votojnë komunistët!

Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën nën moton "Tash është koha" mbajti tubimin qendror...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

- Advertisement -

74 avokatë  kanë nisur një iniciativë me të cilën kërkojnë nga Gjykata penale dhe Ministria e Drejtësisë ndërprerje të përkohshme të seancave gjyqësore, për shkak të rrezikut të përhapjes të virusit Covid 19. Kjo iniciativë vjen si pasojë e asaj që dje gjykata Penale ka caktuar rreth 300 seanca gjyqësore në periudhën e jashtëzakonshme me virusin Covid 19. Avokati Merxhan Dauti, njëri nga nënshkruesit e kësaj iniciative thotë se masa për distancë e Qeverisë për momentin nuk mund të respektohen në gjykata sepse nuk ekzistojnë kushte, për shkak se secili i akuzuar të paktën ka nga një ose më shumë avokat mbrojtës.

“Respektivisht janë të parapara diku 308 seanca gjyqësore ku ne mblidhemi  nga 10 deri 20 persona. Duke pasur parasysh se gjithë në kemi familjet tona, kemi fëmijë dhe kemi edhe të moshuar dhe në këto salla që jemi brenda prezent nuk ka mundësi të respektohen vendimet të cilat i ka sjellë Qeveria”, tha Dauti.

Për veç ndërprerjes të përkohshme të gjykimeve, përmes iniciativës avokatët propozojnë që të mbahen vetëm seanca ku duhet të vendoset për masën e paraburgimit dhe seancat për veprat që janë të lidhura me mos respektimin e masave të qeverisë për virusin.

- Advertisement -

“Për lëndët për të cilat do të ketë një ndërprerje të përkohshme në gjykim, të sillet një dekret me forcë juridike që do të ndërpresë rrjedhën e afateve me atë që nuk do të vijë deri tek  vjetërsimi I lëndëve ose pasoja të tjera negative, duke përfshirë edhe afatin ligjore prej 90-ditësh vonesë që lënda të mos rifilloje nga fillimi dhe as mundësi që provat të rikthehen, por të vazhdojnë  pastaj sikur të mos ketë  pasur ndërprerje”, thuhet nga iniciativa e avokatëve.

Ndërsa nga gjykata Penale thonë se gjithsej nga 64.745 lëndë që janë punuar në vitin e kaluar, për shkak të situatës së jashtëzakonshme janë ndarë këto 300 lëndë urgjente, ku mes tyre janë edhe rastet Reket, Titanik, Monstra dhe organizatorët e 27 prillit.

“Derisa të merren udhëzime të reja nga Këshilli Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë, Gjykata është e detyruar të ndjekë vendimet e saj të mëparshme dhe të vazhdoje me seancat dhe mbrojë të drejtat e të akuzuarit dhe të dëmtuarve në procedurë”, thonë nga Gjykata Penale.

Nga ministria e Drejtësisë nuk ka përgjigje nëse në Qeveri do të dërgojnë kërkesë të tillë për anulim të seancave gjyqësore.

 

- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

Armend Dallku ka folur pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gjinalit dhe Prishtinës

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një sherri të krijuar në mesin e fushës, pas përfundimit...

Sela: Nuk i takon Kërçovës së Mefail Zajazit të votojnë komunistët!

Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën nën moton "Tash është koha" mbajti tubimin qendror në sheshin e qytetit të...

Qeveria solli vendim për kufijtë, prej nesër PCR test për shtetasit e Kosovës, Serbisë, BeH-së dhe Malit të Zi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për kufijtë. Ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për çfarë prej nesër, çdo...

Protesta në Beograd, digjen tri makina policore, tentativë për hyrje në Kuvendin e Serbisë

https://youtu.be/0JpBAKYDAYM “Prej nesër do të ndalohet çdo tubim në vende publike me më shumë se 5 persona...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -