Svetlana Unkovska – TV21

Fillon debati për amendamentet e buxhetit për vitin 2027! Janë dorëzuar rreth 400 amendamente
Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar 225 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm, prej të cilave, siç thonë, 64 janë të përgjithshme, ndërsa 161 të tjerat kanë të bëjnë me projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Ndër amendamentet kryesore veçuan ato për pagën minimale, për përmirësimin e shëndetësisë, arsimit, rritjen e racionit studentor, si dhe për projektet komunale. Koordinatori Oliver Spasovski vlerësoi se buxheti nuk është zhvillimor dhe se gjatë vitit të ardhshëm do të pësojë disa ribalancime.

“Edhe ky buxhet është një buxhet që nuk ka komponent zhvillimor. Nëse shohim se vetëm 9 për qind janë investime kapitale, përballë 91 për qind të shpenzimeve të tjera rrjedhëse, kjo tregon se do të kemi një vit në të cilin përsëri do të kemi një buxhet që me shumë gjasë do të pësojë disa ndryshime dhe ribalancime”, tha Oliver Spasovski.

Amendamente kanë paraqitur edhe nga Fronti Evropian, prej nga presin që ato të miratohen për të arritur stabilitet fiskal.

“Me këtë amendament propozohet ulja e deficitit buxhetor me qëllim përmirësimin e politikës fiskale dhe zvogëlimin e nevojës për huamarrje. Ky ndryshim synon të nxisë një përdorim më racional të mjeteve financiare, duke kufizuar shpenzimet që nuk janë të domosdoshme dhe duke rritur efikasitetin e mjeteve buxhetore”, tha Rijad Shaqiri.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, e hodhi poshtë amendamentin, pasi, siç theksoi, nuk ekziston mundësia për uljen e deficitit.

“Ne, si Ministri e Financave dhe si Qeveri, nuk heqim dorë nga rritja e pensioneve, nga rritja e pagave, nga rritja e programeve në bujqësi dhe subvencioneve, si dhe nga transferet sociale, kështu që në këtë moment nuk ekziston mundësia për uljen e këtij deficiti të projektuar prej 3,5 për qind”, deklaroi Nikollçe Jankullovski.

Edhe opozitarja E Majta ka kritikuar buxhetin për vitin e ardhshëm, për të cilin ka paraqitur 80 amendamente.

“Të gjitha ato programe sociale, të gjitha programet për avancimin e arsimit dhe shëndetësisë, programet që duhet të parandalojnë rrethanat në të cilat krijohet dhuna e përditshme, për të cilën jemi dëshmitarë kohëve të fundit, mbeten me gjithnjë e më pak mjete dhe injorohen nga ana e pushtetit, gjë që shihet edhe në buxhet”, theksoi Rexhep Ismail.

Në projektbuxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm 2027, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 395,4 miliardë denarësh, që është 5,7% më shumë në krahasim me vitin 2026, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë. Për këtë projektbuxhet, nga grupet parlamentare janë paraqitur rreth 400 amendamente.

Shtylla e dytë pensionale në një reformë të re! Ministri Velkovski pranoi vetëm një amendament, me të cilin u korrigjua gabimi në ligj
Ndryshimet në Ligjin për shtyllën e dytë pensionale u vunë para deputetëve për shqyrtim me amendamente. Nga shtatë amendamentet e paraqitura nga deputeti Sali Murati nga Fronti Evropian, u pranua vetëm një, i cili ishte i natyrës teknike, përkatësisht kishte të bënte me një dispozitë të gabuar në ligj. Murati vlerësoi se me ndryshimet ligjore kompensimi ndaj Fondit ulet nga 2 në 1,5 për qind dhe kjo ishte e pranueshme për të. Por ajo me të cilën nuk u pajtua dhe për të cilën kishte të bënte edhe njëri prej amendamenteve, ishte fakti se ky ndryshim do të zbatohet pas dy vitesh.

“Neni 51 e shtyn zbatimin e këtij ndryshimi dhe plotësimi, si dhe të ndryshimeve dhe plotësimeve të tjera, për dy vjet nga hyrja në fuqi e ligjit, së bashku me dispozitat për futjen e tri portofolave. Cila është arsyeja? Nëse ligjvënësi ka konstatuar se kompensimet prej 2 për qind nuk janë reale dhe duhet të ulen në 1,5 për qind, pse pritet që kjo të zbatohet pas dy vitesh? Ja, ministri mund të më përgjigjet pse pritet që ky nen të hyjë në fuqi pas dy vitesh dhe jo menjëherë, pas tetë ditësh”, tha Sali Murati.

Ndërkaq, ministri i Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, theksoi se arsyet ishin teknike dhe se për të gjithë sistemin nevojitet një periudhë e përshtatjes teknike, ndërsa edhe qytetarët duhet të mësohen me parimin e ri.

“Amendamenti nuk pranohet. Arsyeja pse i gjithë procesi shtyhet është se, kur bëhen ndryshime të tilla strukturore në ligje dhe mundësohet një shërbim shtesë për qytetarët tanë, nevojitet një periudhë kohore. Për arsye teknike, për harmonizimin e softuerit, por edhe qytetarët duhet të mësojnë se cili është parimi i ri i zbatimit të ligjit. Prandaj, për këto arsye dhe bazuar në të gjithë analizën e bërë, si dhe në bisedimet me të gjithë faktorët e përfshirë, është konstatuar se nevojitet një periudhë e caktuar, përkatësisht dyvjeçare, në mënyrë që i gjithë procesi të jetë i kompletuar para se të fillojë funksionimi”, tha Gjoko Velkovski

Ndërkohë, edhe sot reaguan nga opozitarja LSDM lidhur me mungesën e mjeteve në shtyllën e dytë pensionale. Nga atje thonë se borxhi, i cili është paraqitur vazhdimisht gjatë dy muajve të fundit, ka arritur në mbi 50 milionë euro dhe për këtë arsye kërkojnë përgjegjësi penale.

“51 milionë euro, para të qytetarëve, nuk janë transferuar në shtyllën e dytë pensionale deri më 31 tetor. Pushteti kriminal i Mickoskit dhe VMRO-së së tij, OPG, i ka vënë në rrezik kursimet pensionale të më shumë se 650.000 qytetarëve. Ekziston një afat ligjor prej pesë ditësh brenda të cilit paratë duhet të transferohen në shtyllën e dytë pensionale. Prandaj, kërkojmë reagim nga Prokuroria Publike dhe përgjegjësi penale”, tha Jovana Trençevska

Temën e shtyllës së dytë pensionale, dje në seancën parlamentare për pyetje të opozitës, e ngritën edhe nga grupi parlamentar i LSDM-së. Ata kërkuan gjithashtu shkarkimin e drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional, si dhe të MАPАS-it. Ndërkaq, ministri Velkovski tha se ai nuk ka kompetenca për këtë, pasi, siç theksoi, drejtorët emërohen nga Qeveria dhe ajo është kompetente edhe për shkarkimin e tyre.

Mitrevski: Çfarë pune bën kreu i MAPAS-it? ““Fushata pension pa tension”, ndërsa borxhi në shtyllën e dytë rritet”!
Problemet me shtyllën e dytë pensionale ishin pyetjet e Jovan Mitrevskit nga LSDM-ja. Ai e pyeti kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës të MAPAS-it, Remzi Bajramin, se çfarë pune bën në të vërtetë dhe çfarë ndërmerr për ta ulur borxhin prej 51 milionë eurosh, para të 650 mijë qytetarëve. Njëkohësisht, ai i drejtoi pyetje ministrit të Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, nëse mendon se duhet të parashtrojë kërkesë për shkarkimin e drejtorëve të Fondit Pensional dhe të MAPAS-it.

“Çfarë bën kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Remzi Bajrami, nga ora 8 deri në 16:30? Ditë për ndërgjegjësimin për pensionet, fushatë, bluza të shtypura me mbishkrimin “Pension pa tension”. Madje keni përgatitur edhe balona, i nderuar kryetar, ja ku janë balonat. Keni shkruar edhe një himn, vërtet vajzat e kanë kënduar mirë, do ta recitoj që qytetarët ta dinë se me çfarë merreni. Ja himni: “Të kursesh do të thotë të dish se puna jote do të shkëlqejë, të mendosh për pensionin është urtësi që zgjat””, tha Jovan Mitrevski – LSDM.

Kryetari i MAPAS-it, Bajrami, u përgjigj se detyrimet lidhur me pagesat ishin brenda afateve ligjore dhe se po përmbushen me vonesa të vogla, të cilat nuk i tejkalojnë afatet e përcaktuara. Ndërkaq, ministri Velkovski tha se nuk është kompetent për të shkarkuar dikë, si dhe se borxhi është nga viti 2024.

“Brenda afateve ligjore, Ministria e Financave kryen transferimin. Ndonjëherë ka edhe vonesa, por ato nuk i tejkalojnë afatet ligjore të përcaktuara me ligj. Transferimi i fundit ishte më 4, 5 dhe 7 të këtij muaji, që do të thotë se në fondet pensionale janë transferuar mbi 20 milionë euro”, tha Remzi Bajrami – MAPAS.

“Ato mjete për të cilat po flisni, borxhi është krijuar shumë më herët, ndërsa mjetet nuk ishin siguruar nga Kuvendi, i cili e miraton buxhetin, në mënyrë që të mund të përmbusheshin të gjitha detyrimet. Sa i përket pyetjes nëse unë duhet të paraqes iniciativë për shkarkimin e tij, Qeveria është ajo që e emëron. Kjo është në përputhje me ligjin për punën e shërbimeve shtetërore dhe Qeveria duhet të jetë ajo që është përgjegjëse për ta shkarkuar”, tha Gjoko Velkovski – ministër i Politikës Sociale.

Lidhur me shtyllën e dytë pensionale, janë duke u zhvilluar analiza për ndryshime të mundshme në sistemin pensional, veçanërisht në funksionimin e tij. Një nga opsionet është që qytetarëve t’u lihet mundësia të vendosin vetë se ku do t’i paguajnë kontributet.

Ajdari akuzon për selektivitet etnik në dërgimin e vendimeve tatimore! Dimitrieska-Koçoska: Tatimi s’ka etni, ka të bëjë me atë nëse është paguar apo jo
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi për selektivitet mbi baza etnike gjatë dërgimit të vendimeve për pagesën retroaktive të tatimit nga pesë vite më parë, për qytetarët që kanë punuar në Irak dhe Afganistan. Ajo e pyeti ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, pse 90 për qind e vendimeve për pagesën e tatimit u janë drejtuar shqiptarëve. Ajdari kërkoi nga ministrja që këto vendime tatimore të anulohen.

“Ajo që e bën këtë çështje edhe më alarmante dhe shqetësuese është selektiviteti gjeografik dhe etnik i këtij aksioni të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, sepse mbi 90 për qind e qytetarëve të cilëve sot po u dërgohen këto fatura janë nga rajoni i Pollogut, Tetovës dhe Gostivarit, si dhe nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës. Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë”, tha Rina Ajdari.

Në mbledhjen e tatimeve nuk ka selektivitet, pasi tatimi nuk njeh përkatësi etnike, përkatësisht nëse bëhet fjalë për maqedonas apo shqiptarë, u përgjigj ministrja Dimitrieska-Koçoska.

“Kur bëhet fjalë për tatimet, ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese. Ligji ju lejon të ktheheni pesë vite prapa dhe këtu nuk kemi të bëjmë me retroaktivitet, por kushdo që nuk e ka paguar tatimin gjatë pesë viteve të fundit, ka obligim ta paguajë atë. Ky është momenti i parë. Nuk e di pse edhe nga kjo temë po përpiqeni sërish të krijoni tensione etnike. Sinqerisht, jam e habitur nga kjo pyetje. A është paguar tatimi apo nuk është paguar, kjo është çështja”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska.

Reagime nga një numër i madh qytetarësh që kanë punuar jashtë vendit pati edhe vitin e kaluar, pasi në adresat e tyre arritën vendime për pagesën e tatimit. Ata reaguan duke vlerësuar se është e palogjikshme që tani të paguajnë tatim për paratë që i kanë fituar jashtë vendit pesë vite më parë.

30 ditë paraburgim për dhunuesin nga Ohri, LSDM-ja kërkon përgjegjësi nga Toshkovski dhe zgjerimin e hetimeve
Kristijan Korabovski nga Ohri është dërguar në paraburgim për 30 ditë, pasi Prokuroria dyshon se ka rrahur të dashurën e tij, Sara Gjorgievskën. Sipas kallëzimit, ndaj tij do të zhvillohet procedurë për tri vepra penale: lëndim trupor, privim të kundërligjshëm nga liria dhe rrezikim të sigurisë.

“Prokuroria Themelore Publike në Ohër ndërmori urgjentisht të gjitha veprimet dhe në Gjykatën Themelore në Ohër ngriti aktakuzë ndaj një personi për tri vepra penale. Gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i akuzuari e ka mbyllur në mënyrë të kundërligjshme, e ka sulmuar fizikisht, e ka lënduar trupërisht dhe ia ka rrezikuar sigurinë një të dëmtuare. Gjatë ditës, me qëllim të hetimit të ngjarjes, prokurori publik ndërmori disa veprime. E dëmtuara u mor në pyetje në prani të shërbimeve sociale, ndërsa u urdhërua dhe u krye ekspertizë për llojin dhe karakterin e lëndimeve të saj”, njoftuan nga Prokuroria Publike.

Sipas Aleksandar Janevit, drejtor i Byrosë për Siguri Publike, policia ka vazhduar të sigurojë prova për këtë rast. Ai theksoi se personalisht e dënon një dhunë të tillë fizike, por shtoi se kur policia arrin në pikën që duhet të ndërhyjë, kjo do të thotë se më parë diçka ka dështuar.

“Ne kemi punuar në dokumentimin e të gjithë rastit, kemi qenë në kërkim të rrethanave të reja, elementeve dhe provave materiale. Pas dorëzimit të provave shtesë të siguruara dhe njoftimit të dërguar te prokurori publik kompetent, vendimi ndryshoi dhe ndaj personit, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata caktoi masën e paraburgimit efektiv.”, deklaroi Aleksandar Janev.

Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, kërkoi përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, si dhe zgjerimin e hetimeve.

“Mjaft më me mosveprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrojtjen e dhunuesve dhe pandëshkueshmërinë, vetëm sepse dikush ka lidhje me këtë pushtet kriminal në nivel lokal apo qendror. Pançe Toshkovski mban përgjegjësinë më të madhe politike për dështimin e parandalimit, mosveprimin e MPB-së dhe mbrojtjen e kriminelëve. Ai është dashur të japë dorëheqje shumë kohë më parë dhe jo të presë”, u shpreh Trençevska.

Sara Gjorgievska sot është liruar nga spitali “Shën Erazmo” në Ohër, ku ishte e hospitalizuar pas sulmit dhe lëndimeve të marra, ndërsa trajtimin do ta vazhdojë në klinikat e Shkupit.

35 vjet nga miratimi i Kushtetutës, Gashi: Kushtetuta duhet të jetë themel i stabilitetit të shtetit
Maqedonia shënon 35 vjet nga miratimi i Kushtetutës së shtetit të pavarur në Kuvend, kur vetëm dy muaj pas referendumit për pavarësi, me aktin më të lartë juridik u vunë themelet e demokracisë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij theksoi se pas tre dekadave e gjysmë nga miratimi i Kushtetutës, sfida jonë tani është të kujdesemi për ruajtjen e asaj që është arritur, por edhe të synojmë avancimin e parimeve kushtetuese.

“Thirrja ime është që këtë 35-vjetor ta shohim si një angazhim të ri për demokraci më të fortë, institucione më të përgjegjshme, besim më të madh në gjyqësor dhe bashkëjetesë më të qëndrueshme. Kushtetuta duhet të jetë themel i stabilitetit, instrument për zhvillim dhe thesar në të cilin ruhen vlerat themelore të shtetit”, tha Afrim Gashi

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova tha se Kushtetuta nuk është e përsosur as pas këtyre 35 vjetësh. Si shembull, ajo përmendi edhe shpalljen e zgjedhjeve.

“Meqenëse kushtetutat nuk janë tekste të përsosura, gjatë këtyre 35 viteve ne tashmë jemi përballur me probleme që burojnë nga disa zgjidhje kushtetuese. Po ju them një gjë, më qesharakja. Askund zgjedhjet parlamentare nuk i shpall kryetari i Kuvendit. E keni të qartë pse, Kuvendi mund të jetë i shpërndarë, prandaj ato gjithmonë i shpall dikush tjetër, presidenti”, deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, porositi se respektimi i vlerave kushtetuese është akti më i lartë i patriotizmit.

“Ndërtimi i një shteti juridik, në të cilin sundojnë e drejta, drejtësia dhe barazia, është obligim i çdo gjenerate. Ky është mënyra më dinjitoze për ta respektuar amanetin e paraardhësve tanë dhe për të siguruar të ardhmen e brezave që vijnë pas nesh”, theksoi Darko Kostadinovski.
Gjatë tre dekadave e gjysmë të fundit, Kushtetuta ka pësuar tetë ndryshime me 36 amendamente, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ndryshimet që dolën nga Marrëveshja Kornizë, si dhe ai për ndryshimin e emrit kushtetues në vitin 2019.

Filipçe: Vazhdojnë presionet në gjyqësor / Eurodeputeti Vajc: Prokurorët duhet të kenë pavarësi financiare
Pushteti aktual ose nuk është i vetëdijshëm për pasojat e politikave në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ose bëhet fjalë për një proces të qëllimshëm, në nivel të grusht shtetit, me përpjekje për të ndalur rrugën evropiane të vendit. Këtë e theksoi në fjalimin e tij kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili kritikoi pushtetin se nuk po bën asgjë për përmirësimin e gjendjeve, jo vetëm në fushën e sundimit të së drejtës, por edhe në të gjitha fushat e tjera.

Neda Maleska nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve theksoi se Raporti, sa i përket sundimit të së drejtës, tregon përparim shumë të dobët.

Me një video-mesazh u paraqit edhe eurodeputeti Tomas Vajc, i cili theksoi se ekziston kriminalitet i madh ekonomik, por që, për të kryer punën e tyre siç duhet, prokurorët duhet të kenë pavarësi financiare.

Se besimi në gjyqësor është në nivele të ulëta e konfirmoi edhe Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Në debatin për vlerësimin e sundimit të së drejtës në Raportin e Bashkimit Evropian dhe mbikëqyrjen parlamentare folën edhe ambasadorët e Suedisë dhe Zvicrës, Ola Söllström dhe Kristof Zomer, të cilët theksuan nevojën për përfshirje më të madhe të Kuvendit në avancimin e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Dështoi seanca për pyetjet e opozitës – Opozita reagoi ashpër për mungesën e ministrave
Dështoi seanca e sotme për pyetjet e deputetëve të opozitës. Fillimi i kësaj seance u shty që në nisje, pas reagimeve për shkak se një pjesë e ministrave edhe kësaj radhe nuk ishin të pranishëm. Rina Ajdari nga BDI-ja kërkoi një orë pauzë dhe insistoi që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të sigurojë praninë e të gjithë ministrave dhe t’i thërrasë ata nga bufeja e Kuvendit.

“Unë shoh se ministrat nuk janë të pranishëm në sallë, mungojnë dhe për këtë arsye kërkoj që ministrat të hyjnë në sallë gjatë pyetjeve të deputetëve dhe të mos qëndrojnë në bufe duke pirë kafe.Përveç faktit që unë kam pyetje, kam paralajmëruar pyetje për ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, që para tri javësh, ndërsa sot ai mungon. Kërkoj nga ju që t’i thërrisni ministrat që të jenë të pranishëm këtu dhe pastaj të vazhdojmë me pyetjet e deputetëve”, tha Rina Ajdari
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u përgjigj se të gjithë ministrat për të cilët ishte paralajmëruar se do t’u parashtroheshin pyetje ishin ftuar rregullisht dhe ishin të pranishëm, por disa prej tyre ndodheshin edhe jashtë shtetit. “Vetëm po e shpenzoni kohën e paraparë për pyetjet e opozitës”, komentoi Gashi.

“Shumica prej tyre janë të pranishëm këtu në sallë, ata që janë në radhë janë këtu. Kur të vijë momenti që deputeti të parashtrojë pyetjen, ata do të hyjnë në sallë. Ju lutem të më lejoni të jap përgjigje. Ndërsa ministrat që kishin obligim të udhëtonin jashtë shtetit, kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm, ndërsa në sallë janë të pranishëm zëvendësit e tyre”, tha Afrim Gashi
Pas pauzës, edhe deputeti Daniel Stojçevski nga radhët e ZNAM-it kërkoi një orë pauzë, me ç’rast Gashi tha se pas kësaj pauze do të vazhdohej me një seancë tjetër. Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga opozita.

“Meqë ju mbeteni në qëndrimin tuaj se këto dy orë të pauzës janë shfrytëzuar dhe se neve na ka kaluar mundësia për të parashtruar pyetje parlamentare, mendoj se nuk ka kuptim vazhdimi i mëtejmë i këtyre seancave”, deklaroi Rina Ajdari

“Kemi të bëjmë me një sjellje skandaloze sa i përket pengimit, veçanërisht të pyetjeve parlamentare të opozitës, sepse është e paprecedentë që, nga njëra anë, të vazhdojë praktika e mosparaqitjes së ministrave në seancë. Mendoj se, kryetar, është jashtëzakonisht jokorrekte që në këtë mënyrë të pengohet mbajtja e seancës për pyetjet parlamentare të opozitës”, theksoi Oliver Spasovski
Pas kësaj atmosfere të tensionuar, Gashi për herë të tretë ndërpreu seancën dhe i thirri koordinatorët e grupeve parlamentare për të arritur një marrëveshje.

Rishikimi i dytë i buxhetit para deputetëve, opozita me kritika: Vetëm dy muaj pas rishikimit të parë, rishikohet sërish arka e shtetit
Rishikimi i buxhetit për vitin 2026 është një reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike, pasojave të pasigurisë globale dhe efekteve të tyre në ekonominë vendase. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, duke arsyetuar nevojën për rishikimin e buxhetit. Ajo theksoi se deri në fund të vitit arka e shtetit është stabile dhe se ka mjete për paga, pensione dhe detyrime të tjera.

“Rishikimi i plotësuar nuk erdhi si pasojë e problemeve me likuiditetin e Buxhetit, por është rezultat i masave të ndërmarra nga Qeveria për uljen e TVSH-së dhe akcizës për benzinën dhe naftën dizel. Masa këto që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në anën e të hyrave të Buxhetit, por është e rëndësishme që me masa të tilla e mbështesim standardin e qytetarëve dhe e ndihmuam ekonominë, përkatësisht e parandaluam bartjen e çmimeve të larta të naftës te produktet dhe shërbimet e tjera”, tha  Gordana Dimitrieska-Koçoska

Nga opozita pati kritika. Dimitar Kovaçevski nga LSDM-ja thotë se rishikimi i dytë i buxhetit, i dorëzuar vetëm dy muaj pas të parit, ngre çështje serioze për cilësinë e planifikimit buxhetor.

“Ky rishikim i buxhetit nuk ofron përgjigje bindëse ndaj sfidave ekonomike, por përkundrazi, tregon dobësi në planifikim, deficit të lartë dhe ulje të mjeteve për programet zhvillimore dhe investimet kapitale. Do të ndalem në disa aspekte kyçe. Së pari, shifrat tregojnë se deficiti mbetet i lartë, ndërsa investimet zhvillimore po zvogëlohen, duke dëshmuar kundërthënien themelore të këtij rishikimi të buxhetit”, tha Dimitar Kovaçevski.

Mecinoviqi nga E Majta e quajti cirk seancën për rishikimin e buxhetit, duke akuzuar se pushteti e përdor buxhetin vetëm për përfitimet e veta.

“Konsideroj se debati me shumicën, në këtë moment kur shumica do ta miratojë rishikimin e dytë të buxhetit, nuk ka asnjë qëllim, sepse kjo është vetëm një cirk i shumicës. Opozita ka dorëzuar 124 amendamente për këtë rishikim të buxhetit dhe nuk është pranuar asnjë amendament. Qeveria e VMRO-DPMNE-së konkretisht i përdor buxhetet për avancimin e pozicionit të saj partiak”, tha Amar Mecinoviq.

Në mbrojtje të rishikimit të buxhetit dolën deputetët e pushtetit.

“Gjëja kryesore është se shteti ka hequr dorë nga diku 14, 15 apo 16 denarë për litër karburant. Këto janë të hyra të planifikuara në buxhetin shtetëror dhe është normale që kur qytetarët nuk paguajnë 117 denarë për karburant, por 94 denarë, ato mjete përmes buxhetit, në përputhje me ligjin, diku të shkurtohen e diku të shtohen dhe, si të thuash, të baraspeshohen”, tha Ljupço Prençov.

Në rishikimin e buxhetit, si në anën e të hyrave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve, shkurtohen nga 86 milionë euro. Nga kjo shumë, te të hyrat shkurtohen 62 milionë euro, vetëm për shkak të uljes së akcizave për çmimet e karburanteve. Javën e ardhshme pritet të fillojë edhe debati për buxhetin e ri për vitin 2027.

Përplasje mes ZNAM-it dhe partive shqiptare! Mickoski: Provimi i jurisprudencës do të mbahet sipas modelit të kombinuar
Reagime të ashpra në opinion nga partitë shqiptare, pasi ditëve të fundit nga ZNAM-i përsëritën qëndrimin e tyre se Provimi i Jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën maqedonase dhe se nuk pajtohen që ky provim të jepet në dy pjesë, përkatësisht pjesa teorike në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike në gjuhën maqedonase. Qëndrimit të partnerit të koalicionit në pushtet iu përgjigjën nga VLEN-i. Adnan Azizi, në një postim në Facebook, shkroi se Provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa deklaratat e tilla të ZNAM-it i quajti shoviniste.

“Mos i merrni seriozisht ZNAM-in e Maksin. Ata thonin se nuk mund të shkarkohet Fillkovi, por e dini si përfundoi kjo histori. Provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, i pëlqeu kjo ZNAM-it ose jo. Sepse për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i. Nuk ngjallet një parti e vdekur me deklarata shoviniste. Përkundrazi, do të fundoset edhe më shumë”, tha Azizi.
Reagoi edhe Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët, i cili përmes rrjeteve sociale porositi se ky shtet është edhe i shqiptarëve dhe se kujt nuk i pëlqen kjo, Vranjën e ka afër.

“Ky shtet është edhe i shqiptarëve! Shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë vend, por popull shtetformues dhe pjesë përbërëse e tij. Gjuha shqipe nuk është privilegj, as kërkesë për trajtim të veçantë. Është e drejtë që buron nga realiteti shoqëror dhe kushtetues i këtij shteti. Nëse nuk të pëlqen ky realitet, Vranjën e ke afër! Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se të tjerët, por as nuk pranojnë të trajtohen më pak se të tjerët2, tha Shaqiri
Kryeministri Mickoski, i pyetur për kërcënimet e kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, se do të largohet nga Qeveria nëse Provimi i Jurisprudencës jepet në gjuhën shqipe, shmangu dhënien e një komenti, por përsëriti atë që kishte deklaruar edhe më parë, se provimi do të mbahet sipas një modeli të kombinuar.

“Studentët do të mund ta japin atë pjesë që lidhet me studimet e tyre universitare, të cilat i kanë ndjekur në një gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, ndërsa në Maqedoni studime të tilla zhvillohen në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe anglisht, në atë gjuhë në të cilën e kanë përfunduar arsimin e tyre të lartë. Pjesën e Provimit të Jurisprudencës, në të cilën simulohet një proces gjyqësor në kuadër të procedurës penale dhe procedurës civile, do ta japin në lingua franca, pra në gjuhën maqedonase. Me këtë konfirmohet edhe një herë se sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë sipas parimit të lingua franca-s, që është gjuha maqedonase”, tha Mickoski.

Ish-ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, më parë këmbëngulte se Provimi i Jurisprudencës duhet të jepet ekskluzivisht në gjuhën maqedonase, pasi sipas tij, Kushtetuta dhe ligjet nuk japin mundësi që Provimi i Jurisprudencës të jepet në një gjuhë tjetër përveç gjuhës maqedonase.