Jovica Paunoski – TV21

Përplasje në Azinë Juglindore! Tajlanda nis sulme ajrore, bie marrëveshja “Tramp” për armëpushim
Paqja në Azinë Juglindore është ndërprerë. Tajlanda ka nisur sulme ajrore në kufirin e kontestuar me Kamboxhian, pasi dështoi armëpushimi i brishtë që në tetor e ndërmjetësoi presidenti amerikan Donald Tramp.

Mijëra civilë janë sërish në arrati. Ushtria tajlandeze konfirmoi se po përdor avionë luftarakë për, siç thanë, neutralizimin e sulmeve nga ana e Kamboxhias.

“Kamboxhia hapi zjarr në shumë zona shtesë në agim… Tajlanda u kundërpërgjigj sipas strategjisë sonë, duke u fokusuar te objektivat ushtarake që nisën sulmet ndaj Tajlandës… Kërkuam gjithashtu mbështetje ajrore nga forcat ajrore ushtarake”, tha Gjeneral-Major Vintai Suvare, zëdhënës i Ushtrisë Tajlandeze.

Bangkoku zyrtar thotë se një ushtar i tyre është vrarë dhe tetë janë plagosur. Ministria e Mbrojtjes e Tajlandës njoftoi se mbi 35 mijë njerëz tashmë kanë braktisur fshatrat kufitarë.

Nga ana tjetër e kufirit, Pnom Peni i hedh poshtë akuzat se kanë qëlluar të parët. Ata raportojnë viktima civile dhe i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë urgjentisht.

“Kamboxhia i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë fuqishëm shkeljen e Deklaratës së Përbashkët dhe veprimet e përsëritura të paligjshme të Tajlandës. Kërkojmë që Tajlanda të ndalojë menjëherë të gjitha armiqësitë që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, shtoi Mali Soçeata – zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias.

Tensionet kanë qenë të pranishme me muaj. Megjithëse presidenti Tramp në nëntor deklaroi se kishte “ndalur një luftë” mes dy fqinjëve, incidentet me mina tokësore muajin e kaluar e tronditën armëpushimin.

Të dy mbretëritë kanë një histori armiqësie që daton prej shekujsh, ndërsa kontesti modern buron nga mosmarrëveshjet mbi hartën e cila ishte vizatuar që në kohën e sundimit kolonial francez në vitin 1907. Ndërsa diplomacia është në ngërç, mijëra familje po kalojnë natën në strehimore të përkohshme.

Rasti “Pulse”, fjalët hyrëse të mbrojtjes
Mbrojtja e sigurimit të klubit “Pulse” theksoi se aktakuza është e pabazë, pa prova konkrete dhe e ndërtuar mbi supozime të paqëndrueshme. Avokatët e disa prej të akuzuarve thanë se një inspektor i autorizuar ndërtimor mund të kontrollojë vetëm kur ka ndryshim destinimi nga hapësirë afariste në banesë dhe anasjelltas.

“Objekti edhe sot qëndron, nuk është shembur. Këtu shihet se kjo tragjedi fare nuk ka qenë ndërtimore. Inspektori ndërtimor nuk kontrollon enterierin, pra rregullimin e brendshëm. Nuk kontrollon veprimtarinë, nuk kontrollon piroteknikën dhe as masat e sigurisë nga zjarri”, u shpreh Nikolço Gocev – inspektor ndërtimor.

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, i cili është një nga të akuzuarit për zjarrin në “Pulse”, ka qenë i vetmi që i ka alarmuar organet shtetërore para 13 vitesh se nuk duhet të jepet licencë për punë për objektin.

“Në atë kërkesë është shkruar gjithçka që kam qenë i detyruar ta di. Çfarë destinimi ka ajo pjesë në planin urbanistik dhe se nuk ka kushte për vende parkimi. Dhe në fund kërkesa e qartë që të mos jepet leje apo licencë për disko apo klub nate, sepse nuk është në kompetencë të komunës — prandaj thuhet nëse është disko, klub nate apo çfarëdo tjetër”, theksoi Ratko Dimitrovski – ish kryetar i Koçanit.

Disa nga prindërit sërish ishin në sallën e gjyqit, ndërsa para fillimit të seancës vendosën një pankartë me fytyrat e viktimave të tragjedisë “Pulse”.

“Edhe pse e drejta për mbrojtje është e pacënueshme në çdo shtet juridik, po aq e rëndësishme është që diskursi publik të jetë i ndjeshëm ndaj viktimave dhe komunitetit që kalon nëpër një traumë të gjatë. Zëri i prindërve, familjeve dhe të gjithë të prekurve duhet të jetë në qendër të vëmendjes”, u shpreh Aleksandar Naunov – Babai i Nadicës së ndjerë.

Në seancën e sotme kishte edhe një kërkesë nga mbrojtja, të cilën gjyqtari e miratoi, dhe me një minutë heshtje u nderuan të ndjerët në tragjedinë e “Pulse”.

Deri tani fjalët hyrëse i kanë dhënë 17 persona, ndërsa më 10 dhjetor gjykimi vazhdon me Shaban Saliun dhe pastaj me 18 personat e tjerë fizikë.

Seanca e tretë për “Puls”, të akuzuarit mohuan fajin: Akuzat janë konstruksion
Seanca filloi me vonesë, por menjëherë solli tensione dhe mohim të plotë të fajit nga të gjithë 35 të akuzuarit. Asnjëri prej tyre nuk e pranoi fajin.

Momenti më dramatik ndodhi kur për fjalë u paraqit i akuzuari i parë, pronari i “Puls”, Dejan Jovanov – Deko. Ai mes lotëve para gjykatëses dhe familjeve tha se prej nëntë muajsh është i mbyllur në katër mure dhe çdo ditë e përjeton natën fatale.

Jovanov u përpoq të barazohej me dhimbjen e prindërve, duke thënë: “Edhe ne në familjen tonë kemi person të vdekur dhe të lënduar, e mbajmë të njëjtën dhimbje”. Megjithatë, kjo shkaktoi revoltë te prindërit në publik, të cilët i thanë: “Asgjë nuk di ti!”.

“Nuk mund të besoj çfarë ka ndodhur. Unë si njeri dhe prind, ku mblidheshin të gjithë të rinjtë dhe fëmijët e mi, a do të isha i aftë të lejoja të mungojë diçka? A mendoni seriozisht se nëse do ta dija që mungonte diçka, nuk do të ndërmerrja gjithçka, që të largohej me kohë?” – u shpreh Dejan Jovanov – Deko – Pronar i Diskotekës Puls.

Pamjet në sallë ishin tronditëse – një nga të mbijetuarit u shfaq me kokë të fashuar, duke i shëruar ende plagët, ndërsa përballej sy më sy me të akuzuarit.

Sa i përket strategjisë juridike, mbrojtja e Dejan Jovanov bëri një kthesë të madhe. Avokatja e tij, fajtor për zjarrin e beri drejtpërdrejt grupin muzikor “DNK”.

Teza e mbrojtjes është se Dejani nuk ka ditur për piroteknikën. Avokatja tha: “Të gjithë i donim DNK, por përdorimi i piroteknikës prej tyre ka qenë kundër ligjit”. Ata pretendojnë se kur më parë është përdorur piroteknikë, Dejani gjithmonë ka angazhuar profesionist, por këtë herë është bërë pa dijeninë e tij. Mbrojtja kërkon që ai të përgjigjet vetëm për neglizhencë, sepse 13 vjet institucionet i kanë dhënë licenca dhe askush nuk i ka thënë se objekti është i pasigurt.

Për të birin e tij, Mihail Jovanov, i cili po ashtu është i akuzuar, u tha se është në gjendje të rënduar psikologjike, pasi në zjarr ka humbur të dashurën dhe shokun më të mirë.

“Që ta marrim drejtësinë në këtë rast, fatkeqësisht me një aktakuzë kaq të thatë nuk jemi në atë rrugë. Aktakuza është vetëm shenjë drejt drejtësisë, nuk është drejtësi. Me një dispozitiv të formuluar kaq kontravers dhe me një kualifikim absolutisht të pabazuar të veprave penale që u vihen në barrë të akuzuarve këtu, përfshirë Dejanin, ne mund të numërojmë vetëm vite pafund për përfundimin dhe kjo jo vetëm që do të prekë lirinë dhe të drejtat e të akuzuarve këtu, por do të zgjojë zemërim tek të dëmtuarit, të mos mashtrohemi”, u shpreh Ivana Kocevska – Mbrojtëse e pronarit të diskotekës “Puls”.

Gjykimi nuk kaloi pa skandal. Që në fillim, gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska zbuloi se gjatë kontrollit në qelinë e të akuzuarit Xhevair Kamberi, punonjës i Ministrisë së Ekonomisë, ishin gjetur 13 telefona celularë dhe një laptop.

Kamberi para gjykatës dha një arsyetim bizarr: “I gjeta aty kur hyra”, ndaj gjykatësja ashpër i tha se e pret izolimi. Kamberi akuzohet se ka marrë ryshfet për të lëshuar licencë të falsifikuar për diskotekën.

Edhe inxhinierja Milka Edrovska e mohoi fajin, e akuzuar se ka bërë projektin e rremë për diskotekën. Mbrojtja e saj pretendon se ajo është angazhuar vetëm për parkingun, ndërsa brendësinë e ka dizajnuar arkitekti Viktor Apostolov, i cili fare nuk është i akuzuar. Edrovska iu drejtua drejtpërdrejt Dekos në sallë: “Ji i sinqertë dhe thuaj a të kam bërë unë projekt për brendësinë!”

Në fund, vlen të veçohet edhe deklarata e avokatit Blagoj Jovanov, i cili kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë duke thënë: “Të gjithëve na janë duart të përgjakura sepse kemi heshtur”, duke akuzuar prokurorinë se sikur ta kishte bërë punën në vitin 2012, “Puls” as nuk do të ekzistonte.

Nisi gjyqi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan! Prindërit kërkojnë drejtësi
Në sallën e gjyqit pas meje, më të madhen në shtet, e cila ndodhet jo larg burgut të Idrizovës, sot filloi procesi gjyqësor për rastin dhe tragjedinë në Koçan. Momenti më i fuqishëm deri tani është fjala hyrëse e prokurorit Borçe Janev, i cili theksoi se në “Puls” nuk u dogj vetëm objekti, por u dogj e gjithë iluzioni dhe se sistemi mbron dhe besimi te të gjithë të pranishmit dhe te prindërit që sot ishin të pranishëm në numër të madh këtu, se përgjegjësit janë pikërisht në bankën e të akuzuarve. Ai klubin e quajti fuçi baruti dhe shtoi se muzikantët e ndjerë i kanë sjellë mjetet piroteknike, por fajin e sheh te i gjithë sistemi që kishte mbyllur sytë para të pranishmëve. Pas përfundimit të fjalës hyrëse të prokurorit, publiku i pranishëm e përshëndeti me duartrokitje. Ja një pjesë nga fjala.

“Katastrofa në Koçan nuk ndodhi nga veprimet ose lëshimet e një dore të vetme njerëzore. Nuk ndodhi vetëm si pasojë e aktivizimit të piroteknikës atë natë. Më 16 mars 2025. Nga një efekt skenik në dukje i zakonshëm, kur shkëndijat nga piroteknika sollën fatkeqësinë. Në fakt, incizimet që na tronditën të gjithëve dhe që bënë xhiron e botës janë vetëm akti përfundimtar dhe fatal i kësaj së keqeje institucionale, të padukshme, por realisht shumë të pranishme, që doli në sipërfaqe atë mbrëmje. Në Koçan nuk u dogj vetëm objekti i klubit “Puls”, u dogj bashkë me të edhe iluzioni se përgjegjësit në sistem janë këtu kur duhet të mbrojnë, u dogj edhe besimi se ai që ishte i thirrur ka vepruar me kohë për të parandaluar”, tha Borçe Janev.

Procesi filloi me atmosferë jashtëzakonisht të tensionuar që herët në mëngjes. Kur pronari i disko-klubit u dërgua në sallën e gjyqit nga burgu me përcjellje policore, prindërit e viktimave e pritën me thirrjet “Vrasës”. Pati edhe një aksion gueril të lëvizjes “Kush e ka radhën?” para hyrjes së sallës së gjyqit. Prindërit thonë se nuk kanë optimizëm që drejtësia do të plotësohet, duke u frikësuar nga një skenar i ngjashëm me “Laskarcën” dhe tragjedi të tjera që i mban mend Maqedonia.

– Duhet të ketë drejtësi. 20 vite nuk mendojmë se drejtësia do të plotësohet. 63 jetë të rinjsh janë shkatërruar.
– Të gjithë fëmijët ashtu siç vdiqën tanët, ashtu siç jemi ne dy nëna këtu të pranishme, të gjitha nënat janë me të njëjtin dhimbje. Fëmijë të talentuar, mund t’i shihni në fotografi.

Në lidhje me vetë rrjedhën e gjyqit – pati përpjekje për shtyrje. Mbrojtja reagoi se një pjesë e provave, konkretisht komunikimi mes anëtarëve dhe personave të akuzuar, ka qenë në gjuhën shqipe dhe nuk është përkthyer. Megjithatë, gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska ishte kategorike – shtyrje nuk ka. Gjykata solli vendim që të bashkohen të dy procedurat – ajo për Agjencinë e Sigurisë dhe ajo për vetë zjarrin – në një lëndë të integruar për arsye efikasiteti. Gjyqtarja paralajmëroi sanksione për çdo zvarritje të ardhshme të paarsyeshme ose ndonjë raport mjekësor eventual, për të cilat njoftoi se gjykata do t’i kontrollojë dhe nëse vërtetohet çfarëdo parregullsie, do të dënohen nga gjykata. Seanca e radhës është caktuar për të martën.

Tortë dhe lavdërime në Bruksel, Shqipëria feston hapjen e të gjitha kapitujve të BE-së
Me një tortë, Shqipëria në Bruksel festoi hapjen e klasterit të fundit negociues me Bashkimin Europian. Në Konferencën e Shtatë Ndërqeveritare u hap zyrtarisht Klasteri 5, i cili përfshin burimet, bujqësinë dhe kohezionin. Me këtë, Shqipëria për më pak se një vit e gjysmë arriti t’i hapë të gjashtë klasterët negociues, gjë që u vlerësua si progres me “shpejtësi rekord”.

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha se kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Tiranën, por edhe për Brukselin, sepse dëshmon se procesi i zgjerimit jep rezultate.

“Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e fortë politik të Shqipërisë dhe pa angazhimin e vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur përparimin e saj. Suksesi i Shqipërisë është rezultat i punës së autoriteteve me shoqërinë civile dhe është rezultat i kërkesave të qytetarëve shqiptarë që kërkuan ndryshim. Prandaj, Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të procesit të zgjerimit”, tha Marta Kos – Komisionere e BE-së për zgjerimin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se vendi ka arritur atë që deri vonë dukej e pamundur.

“Kush do ta mendonte se sot do të ishim këtu, duke hapur të gjithë klasterët. Dikur kjo dukej e pamundur dhe ne ishim mësuar me refuzime. Na godisnin drejtpërdrejt në stomak. Por besoj se i gjithë ky udhëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm për madhështinë e këtij procesi dhe më të pjekur. Ja ku jemi sot — përballë diçkaje që më shumë se një vit më parë ishte vetëm një ëndërr”, shtoi Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë.

Ambiciet e Tiranës tani janë që t’i finalizojë negociatat deri në fund të vitit 2027. Më pas do të vijojë procesi i ratifikimit të marrëveshjes së anëtarësimit nga vendet anëtare, pas së cilës Shqipëria shpreson të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Europian në vitin 2030.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014, 9 vite pas Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vit shënon plot 25 vite në pritje për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Pulse”, familjarët nuk do të lejohen ta ndjekin seancën! Gjykata mund të bashkojë dy lëndët e ndërlidhura me rastin
Po harmonizohen detajet e fundit për fillimin e njërit prej proceseve gjyqësore më të mëdha dhe më komplekse në historinë e re të Maqedonisë. Institucionet kompetente po finalizojnë planet për t’u përballur me numrin e madh të të pandehurve, dëshmitarëve dhe të dëmtuarve. Pritet që deri në fund të vitit të përcaktohet orari i saktë, i cili parashikon mbajtjen e dy seancave intensive në javë.

U.d. kryetarja e Gjykatës Penale, Daniella Dimovska, e theksoi kompleksitetin logjistik të procedurës. Para gjykatës do të ulen, sipas paralajmërimeve, 38 të pandehur, nga të cilët 35 janë persona fizikë, ndërsa 3 persona juridikë. Dimovska theksoi se në mënyrë shtesë do të vendoset edhe për mundësinë e bashkimit të dy lëndëve të ndërlidhura me rastin.

Një nga sfidat e para, sipas saj, është kërkesa e Shoqatës së viktimave që t’u dorëzohet materiali i plotë i provave.

Gjykata gjithashtu do të insistojë që avokatët t’i informojnë qartë të dëmtuarit, të cilët në këtë rast janë njëkohësisht edhe dëshmitarë, se nuk do të lejohen ta ndjekin seancën kryesore para se të dëshmojnë. Përndryshe, siç sqaroi Dimovska, ata rrezikojnë ta humbasin të drejtën për të dëshmuar.

Për publikun, me rëndësi është informacioni se Trupi gjykues ka vendosur të mos lejojë xhirime në sallën e gjyqit.

Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe tensioneve të pritura, është siguruar edhe një ekip mjekësor i përhershëm në afërsi të sallës së gjyqit.

Dimovska dha edhe një paralajmërim serioz për të gjithë të përfshirët në proces. Ajo bëri apel që ata që marrin leje mjekësore dhe ekspertiza të jenë të vetëdijshëm se gjykata do t’i kontrollojë të gjitha dokumentet dhe se do të duhet të jetë më rigoroze se zakonisht. Kryetarja theksoi se me një numër kaq të madh të pandehurish, gjykata ka për detyrë dhe obligim të sigurojë zhvillim të pandërprerë të procesit gjyqësor.

Për të siguruar vazhdimësi, janë siguruar edhe një gjyqtar rezervë dhe një procesverbalist rezervë, ndërsa këshilli do të ketë gjithsej katër anëtarë porotë.

Se ky rast është një sfidë e madhe për tërë sistemin, e konfirmoi edhe kryeprokurori, Lupço Kocevski. Ai e shfrytëzoi rastin për të alarmuar për problemet sistemore, duke thënë se pikërisht ky rast është dëshmi sa e nevojshme është të investohet në Prokurori për ndjekje efikase të krimit dhe korrupsionit.

Kocevski theksoi se sistemi po përballet me një sfidë të madhe, si nga aspekti financiar ashtu edhe nga ai i kuadrove, dhe riktheksoi mungesën e madhe të prokurorëve. Të dhënat që ai ndau janë alarmuese – për tre vite e gjysmë nuk do të zgjidhet asnjë prokuror i ri publik. Interesi për gjykimin tashmë është i madh, prandaj Kocevski paralajmëroi edhe praninë e ekipeve mediatike nga rajoni.

Nga ana e mbrojtjes, kryetari i Odës së Avokatëve, Lubomir Mihajllovski, theksoi një veçori – avokatët do të paraqiten në rol të dyfishtë: si mbrojtës të të akuzuarve, por edhe si përfaqësues të të dëmtuarve.

Ai paralajmëroi se pret një betejë juridike në sallën e gjyqit, por theksoi se gjykata është ajo që do t’i marrë vendimet përfundimtare. Mihajllovski shprehu besim në Trupin gjykues, duke thënë se gjyqtarët që do ta udhëheqin rastin janë me përvojë dhe të moshuar.

Kryetari i Odës beson se do të kemi një proces gjyqësor cilësor, nëse ekziston respekt i ndërsjellë nga të gjitha palët në procedurë.

Mbetet të shihet se si sistemi gjyqësor do të përballet me këtë sfidë logjistike dhe juridike në muajt e ardhshëm, ndërsa publiku dhe viktimat presin një zgjidhje të shpejtë, por mbi të gjitha, të drejtë.

Kocevski Gjorgjievskit: Keni detyrim të denonconi keqpërdorimet! Gjorgjievski shpall borxh 300 milionësh, Arsovska e quan gënjeshtar
Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi se është përballur me një sfidë më të madhe se sa kishte pritur, duke theksuar se borxhi real i qytetit dhe ndërmarrjeve publike e tejkalon ndjeshëm vlerësimin fillestar të tij.

“Me gjasë sfida ime është më e madhe nga ç’e mendoja para zgjedhjeve në lidhje me borxhin. Prisja që borxhi i qytetit të ishte rreth 200 milionë euro, por me ndërmarrjet publike, sipas llogaritjeve tona, doli se borxhi total do të jetë mbi 300 milionë euro. Kështu që do të duhet një angazhim më serioz, por kjo është një sfidë shtesë, siç e përmenda”, tha Gjeorgjevski.

Reagoi ish-kryetarja e qytetit, Danela Arsovska. Përmes një postimi në Facebook ajo e ftoi Gjorgjievskin publikisht t’i nxjerrë të gjitha të dhënat që i posedon, duke e akuzuar për gënjeshtra dhe punësime partiake.

“Hajde kryetar, publikoji të gjitha kompanitë me borxhe sipas institucioneve, me fatura dhe data që populli të dijë se po gënjen. Po ashtu, publiko me emër e mbiemër të gjithë 500 të punësuarit dhe prej kur nuk kanë shkuar në punë, që të shihet përsëri se po gënjen. Për tri vite, për një kafshatë bukë, të gjithë ata që shkonin në punë i ke përzënë për t’u bërë vend ushtarëve të tu partiakë”, deklaroi Danela Arsovska.

Pas deklaratave publike të Gjorgjievskit se Prokuroria duhet të veprojë “sipas informacioneve të dëgjuara” për gjendjen në qytet, reagoi edhe Prokurori i Përgjithshëm Shtetëror, Lupço Kocevski. Ai i kujtoi kryetarit se nëse posedon prova për krim, detyrimi i tij është t’i raportojë ato në institucionet kompetente.

“Sa i përket deklaratave të kryetarit se Prokuroria duhet të veprojë sipas zërit të dëgjuar, mund të them vetëm se ai, si kryetar, nëse ka prova, është kompetent t’i raportojë ato te organet përkatëse – në MPB – dhe t’i sjellë ato dokumente eventualisht edhe në Prokurori. Deri më tani, Prokuroria ka vepruar në këtë mënyrë, që do të thotë se do të vazhdojë të veprojë edhe më tej. Nëse me të vërtetë ka keqpërdorime, ne nuk kemi asnjë problem – jemi në dispozicion”, u shpreh Kocevski.

Në një paraqitje televizive për Sitel mbrëmë, Gjorgjievski tha se ka larguar 500 të punësuar nga ndërmarrjet publike, sepse për muaj apo edhe vite nuk kishin shkuar në punë, por merrnin pagë.

“Garanci nga Brukseli dhe respektim nga Sofja”, mesazhet e Mickoskit nga Samiti në Londër
Tema për integrimet në BE ka dominuar në takimet në Londër, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai është takuar me ministrin francez për Evropën, të afërt me presidentin Macron, të cilit ia ka përcjellë qëndrimet e Maqedonisë.

“Duhet të ketë dorëzim në pjesën e garancisë nga vetë Bashkimi Evropian, duhet të ketë dorëzim nga fqinji ynë lindor në pjesën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të institucioneve evropiane, siç është Gjykata për të Drejtat e Njeriut, integrimin e komunitetit maqedonas brenda Këshillit Ministror për pakicat te fqinji ynë lindor, e kështu me radhë. Këto nuk janë kushte shtesë – kjo do të thotë partneritet, kjo do të thotë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ndërkohë që Mickoski kërkon garanci, nga i njëjti samit në Londër përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, dërgoi sinjal tjetër. Sipas saj, dera për anëtarësim tashmë është e hapur.

“Dritarja për zgjerimin e BE-së tani është hapur gjerë. Sot në Londër u takuam me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor për ta thelluar bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, energjetikës dhe ekonomisë. Zgjerimi i BE-së është një investim gjeostrategjik në sigurinë e gjithë Evropës. Së bashku mund ta kapërcejmë këtë”, u shpreh Kaja Kallas, Përfaqësuese eLartë E BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Pavarësisht kërkesave, Mickoski në një intervistë për TVM tha se mbetet optimist, veçanërisht pas, siç e quajti ai, diskutimit frymëzues me kancelarin gjerman Merc, i cili ka dhënë drejtim të qartë se si e sheh rajonin në të ardhmen. Megjithatë, kryeministri theksoi se më e rëndësishme mbetet detyra e brendshme.

“Unë mbetem optimist, por e rëndësishme është të dorëzojmë detyrën e brendshme. Kjo është më e rëndësishmja – këto janë reformat dhe këtë do ta bëjmë në periudhën që vjen. E ardhmja e shtetit është brenda Bashkimit Evropian – ky është një nga qëllimet tona të fundit strategjike. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta përmbushur këtë qëllim strategjik, por njëkohësisht edhe për t’i mbrojtur interesat maqedonase”, u shpreh Mickoski.

Përveç eurointegrimeve, në samit është biseduar edhe për sigurinë, ku Mickoski ka theksuar projektet energjetike si interkonektorët e gazit me Greqinë dhe Serbinë dhe rëndësinë e korridoreve 8 dhe 10. Ndërsa kryeministri britanik Starmer i ka ofruar ndihmë nga ekspertët dhe policët britanikë për mbrojtjen e kufirit juglindor nga migracioni i paligjshëm.

Evropa nën presion hibrid! Rusia e përgatitur të sulmojë një vend evropian brenda 5 vjetësh?
Në fjalimin para eurodeputetëve, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se seria e incidenteve – nga dronët mbi baza ushtarake, deri te shkeljet e hapësirës ajrore – nuk janë rastësi, por pjesë e një strategjie të koordinuar për të destabilizuar Evropën.

“Një incident mund të jetë gabim, dy rastësi, por tri, pesë, dhjetë – kjo është një fushatë e synuar kundër Evropës. Duhet të reagojmë, të hetojmë çdo rast dhe të mos trembemi t’i tregojmë përgjegjësitë, sepse çdo centimetër i territorit tonë duhet të jetë i sigurt”, tha Ursula Von Der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për një luftë hibride të organizuar me qëllim të dobësimit të mbështetjes për Ukrainën dhe ndarjes së Unionit.

“Kjo nuk është shqetësim i rastësishëm, por një fushatë e koordinuar për t’i shqetësuar qytetarët tanë dhe për të testuar vendosmërinë tonë. Është koha ta quajmë me emrin e vërtetë – kjo është një luftë hibride”, pohoi Ursula Von Der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian po përgatit një plan deri në vitin 2030 për forcimin e mbrojtjes evropiane, i cili do të përfshijë zhvillimin e ashtuquajturit “muri i dronëve” – një sistem për zbulimin dhe neutralizimin e fluturuesve pa pilot. Plani do t’u dorëzohet për miratim udhëheqësve të 27 vendeve anëtare.

Sipas vlerësimeve, Rusia mund të jetë e përgatitur të sulmojë ndonjë vend evropian brenda 3 deri 5 vjetësh.

Von der Leyen përfundoi se Europa duhet jo vetëm të reagojë, por edhe të kundërpërgjigjet – sepse çdo hezitim zgjeron “zonën gri” të paqëndrueshmërisë.

“Zgjedhja është e qartë – ose ne do të tërhiqemi dhe do t’i lejojmë kërcënimet të eskalojnë, ose do t’u kundërvihemi me unitet, tërheqje prapa dhe vendosmëri”, u shpreh Ursula Von Der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.

Në javët e fundit, udhëheqësit evropianë, përfshirë edhe presidentin francez Emmanuel Macron, kanë kërkuar një përgjigje më agresive – duke përfshirë edhe rrëzimin e dronëve që do të shkelin hapësirën ajrore evropiane.

Vazhdojnë mbikëqyrjet në shërbimet e sigurisë, VMRO-DPMNE akuzon për 5 vite ndjekje
Anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrje mbi shërbimet e sigurisë sot janë në Agjencinë për Zbulim (AZ), pasi dje ishin për vizitë në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, para vizitës deklaroi se nuk ka pritje të mëdha, sepse përgjigjet kyçe nuk i mori në takimin e djeshëm në ASK.

“Cila është pozita e Agjencisë për Zbulim në të gjithë këtë skandal të ashtuquajtur, a ndoshta ata disponojnë me ndonjë njohuri, por gjithashtu do të doja të dëgjoj edhe shikimin e tyre mbi gjërat në bazë të informacioneve që ata i kanë rreth sigurisë në shtet. Kur them siguri nuk mendoj vetëm në prishje me incidente, por flas për konceptin e sigurisë kombëtare që është shumë më i gjerë, nga aspekti i ndikimit të shërbimeve të huaja, të shërbimeve për të cilat ne mendojmë ndoshta se janë miqësore, por në prapavijë kanë agjendën e tyre etj”, tha Slavjanka Petrovska, deputete e LSDM.

Nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE, prej ditësh akuzojnë se kreu i tyre i partisë është ndjekur gjatë pesë viteve të kaluara sa ishte në opozitë. Sipas tyre, kjo është bërë me vetëdije nga socialdemokratët me qëllim që të shkatërrohet partia.

“Prokuroria publike duhet të fillojë të punojë. Kush ka dhënë udhëzime Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim për ta përgjuar kryetarin Mickoski, hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Prokurorinë publike e thërrasim të mos vëzhgojë nga anash dhe të presë çfarë do të ndodhë më pas, por duhet aktivisht të përfshihet në ndriçimin e rastit me përgjimin dhe përcjelljen e VMRO-DPMNE-së, gazetarëve dhe biznesmenëve. Pesë vite janë cenuar të drejtat e njeriut të dhjetëra funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, në krye me kryetarin Mickoski, biznesmenë dhe gazetarë”, u shpreh Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, nga LSDM kërkojnë që Agjencitë t’i deklasifikojnë materialet dhe t’i vënë në shqyrtim të publikut, me qëllim që të përcaktohet nëse vërtet ka pasur përgjim të paligjshëm.