Assesi të gjendet zgjidhje për Postën! Të punësuarit sërish protestojnë për mos marrje të rrogave

TË FUNDIT

Punonjësit e Postës së Maqedonisë sot sërish dolën në protestë për të shprehur revoltën dhe shqetësimin për të ardhmen e Postës së Maqedonisë dhe për të shpëtuar vendet e tyre të punës. Sindikata e Postës bën të ditur se pavarësisht protestave të mëparshme nuk është rregulluar çështja e marrjes së rregullt të pagave dhe nuk është bërë asgjë për ndryshim të funksionimit dhe organizimit të Postës.

 “Ende nuk kemi marrë rrogë dhe nuk dimë se a do ta marrim rrogë në të ardhmen, për shkak se nuk ka mjete financiare. Ekipi menaxhues nuk ka përgjigje se kur do të marrim rroga, janë duke pritur të ardhura, por kur do të bëhet  nuk e di. Të punësuarit janë në gjendje të rënë, nuk mund t’i sigurojnë nevojat elementare, gjegjësisht të sigurojnë bukë për familjet e tyre”, tha Boro Veligdenov – Sindikata e postës.

Sasho Dimitrievski tha se kanë informacione se janë duke u shpërndarë dërgesa postare nga një shtet tjetër, gjë që sipas ligjit nuk është e lejuar dhe kërkoi që kjo praktikë të ndërpritet.

 “Kërkojmë reforma sa më shpejt, në mënyrë rigoroze, nuk kemi nevojë për 15 filiale, 15 drejtorë, 1000 bashkëpunëtorë, por neve na duhen punonjës në procesin teknologjik, që qytetarët të jenë të kënaqur nga shërbimet tona. Kemi informacione se këtu në shtetin tonë shpërndahen dërgesa postare nga shtetet fqinje”, u shpreh Sasho Dimitrievski – sindikata e Postës.

Ata pagën e fundit e kanë marrë para një muaji më 15 prill dhe afati për këtë muaj ka kaluar dhe ende nuk e kanë marrë rrogën, por thonë se ky nuk është problemi më i madh, por duhet ndryshuar procesi i funksionimit në mënyrë që kompania të ketë të ardhura dhe të mbijetojë.

Ata paralajmëruan n grevë për 7 qershor.