“Askund nuk kishte aparat kundër zjarrit”, vazhdojnë dëshmitë rreth djegies së spitalit modular në Tetovë

TË FUNDIT

Përveç mjekut, Mustafa Tahiri, në seancën e sotme gjyqësore për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë ka dëshmuar edhe mjekja Shpenza Arifi, përcjell TV21. Ajo thotë se zjarrin është munduar ta shuaj me ujë edhe batanije, ndërsa në dhomën numër 3 ka kërkuar nga motrat medicinale aparat kundër zjarrit, por nuk ka pasur as në dhome dhe as në korridor.

Lexo më tepër: “Gjithçka u dogj brenda 2 minutave”, mjeku Tahiri dëshmon për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës ku jetën humbën 14 persona

Arifi tha se në spital ka parë edhe persona që nuk ishin pacinetë edhe pse ka qenë e ndaluar që të njëjtit të futen në spital. Ajo tha se nuk e di se si të njëjtit kanë arritur të hyjnë brenda, ndërsa thotë se nuk ka informacione se kush ka dhënë leje për hyrje, pasi atë ditë nuk ka pasur roje në spital.

Dëshmitarja tjetër, Olivera Veselinovska q cila ka qëndruar në dhomën numër 1, ku ka pasur të shtrirë fëmijën e saj me nevoja të veçanta thotë se ka pasur njerëz që kanë hyrë në spital për të sjell ushqim.

“Kam qëndruar 4 apo 5 ditë, nga zjarri degjova të britura, motrat medicinale vrapuan ta shuajn, unë ato dite që kam qenë kan dalë dhe kam hyrë edhe në asnjë rast nuk kam parë aparate kunder zjarrit. Unë në spital nuk kam marrë leje. Mua më lejuan të hyjë personeli shkaku fëmijës. E kisha të ndjeshëm pasi që ishte me nevoja të veçanata dhe reagonte shumë çudishme për atë më lëshuan, në spital kishte persona të tjerë që sillnin ushqime edhe dilni jashtë, unë personalisht kisha dokumet për shoqerim të femijës edhe kur u tregoja nuk më ndalnin të qëndroja në spital”, tha mes tjerash Veselinovska.

Ndryshe, ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, janë të akuzuar në këtë rast.

Ata akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”.

error: Content is protected !!