Ashpërsohen masat e sigurisë në tunelin nën La Manche

Zyrtarët e Britanisë së Madhe dhe të Francës, sot në një takim në Londër diskutuan problemin e një vale të emigrantëve të cilët nëpërmjet Eurotunnelit nën kanalin La Manche kalojnë në Britani të Madhe, dhe për këtë qëllim kanë rënë dakord të ndajnë 7 milionë funta shtesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni u kryesua nga ministrja e Brendshme britanike, Theresa May dhe homologu i saj francez Bernard Cezeneuve, ndërsa pas takimit theksuan se Britania e Madhe me shtesën prej 7 milionë funta, do të mbështes masat e forta të sigurisë në Eurotunnel.
Delegacionet ranë dakord të bashkëpunojnë për çështjen e dëbimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës, dhe u njoftua që nga fundi i vitit do të bëjnë hapjen e Qendrës për mbështetje të emigrantëve, e cila do të hapet në Niger nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.
Gjithashtu është theksuar rëndësia e përgatitjes për konferencën në Valetta, e cila do të mbahet në nëntor të këtij viti ku do të diskutohen çështjet e migracionit.