ASH-Sela: Si ndjehet Taravari kur i sheh të lirë të dënuarit e 27 prillit, sulmuesit e Ziadin Selës

TË FUNDIT

Nga Aleanca për Shqiptarë, krahu i Ziadin Selës kanë reaguar pasi së fundmi në një emision televiziv është paraqitur Aleksandar Janevski-Toshta, i dënuar për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvend, përcjell TV21. Nga ASH-Sela thonë se sulmuesit e Ziadin Selës përveç se po lirohen, po promovohen si heronj.

“Duke mos u kënaqur vetëm me lirimin e terroristëve të 27 prillit 2017, të dëshmuar edhe me vendim gjyqësor si të tillë, tani për të njëjtit ka filluar edhe procesi i rehabilitimit. Vetëm disa ditë pasi drejtori i sanksioneve solli vendim për t’i lënë në liri, disa prej tyre tani promovohen edhe në emisione televizive si viktima, e madje edhe si heronj. Pyesim publikisht Arben Taravarin, si ndjehet tani me veprimet e mikut të tij, drejtorin e sanksioneve, që i la të lirë të dënuarit e 27 prillit, sulmuesit e Ziadin Selës, i cili pikërisht në atë kohë e bëri Taravarin, fillimisht ministër shëndetësie, pastaj dy mandate kryetar komune dhe në fund edhe kryetar partie”, thonë nga ASH-Sela.