Në Qeveri ka nisur takimi mes kryeministrit Dimitar Kovsçevski dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell TV21. Kreu i ASH-së, Taravari tha se sot kryesisht do të bisedohet për përputhjen e planit të kësaj partie me programin e Qeverisë, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të flitet edhe për zgjedhje kadrovike.
“”Sot ulemi së bashku me partitë qeveritare për ti filluar negociatat, natyrisht ne kemi përgatitur programin tonë, që në fillim do ta diskutojmë, për sinkronizim të programit qeveritar me programin e ASH-së, mandej më vonë mund të bisedojmë edhe për zgjedhje kadrovike”, tha mes tjerash Taravari.