Dega e Alenacës për Shqiptarët në Kërçovë sot ka reaguar në lidhje me Termocentralin e Osllomesë. Nga kjo parti thonë se po bëhet “gjenocidin ekologjik”, pasi mbeturinat nga ky termocentral dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve. Ash kërkon që të pranohen amendamentet e propozuara ku parashihet procesi i filtrimit të mbetjeve që prishin standardet ekologjike.
“Nga ky oxhak dhe këto hedhurina siç mund të vëreni edhe ju, të patrajtuara realizohet “gjenocidi ekologjik” që rrit shifrat e të sëmurëve me sëmundje malinje për pasoj edhe vdekjet nga të njëjtat, komplikimet e të sëmurëve kronik si dhe zvogëlimin e rendimenteve bujqësore. Nga këto fakte konstatojmë të gjithë së bashku se kjo nuk i ngjan Agjendës së Gjelbër, por asaj të qelbur”, tha Genc Selmani, kryetar i degës së ASH – Kërçovë.