As sot nuk zgjidhet kryeparlamentari, deputetët hanë pizza dhe dalin nga Kuvendi

TË FUNDIT

Dy tri kamera ishin në oborrin e kuvendit të Maqedonisë, të enjten në mesditë.

Kjo pse disa deputetë të koalicionit qeverisës, u panë duke hyrë në Kuvend, dhe pritej që s’i në befasi të thirret një seancë.

Madje edhe person kishin ngarkuar që t’ua matë temperaturën deputetëve.

Pas pak, në kuvend u sollën edhe disa pizza.

Aq shumë ishin, sa që dy veta i bartën nga vetura deri ku duhet.

Disa nga gazetarët edhe komentuan se mungojnë ca, meqë më shumë deputetë janë brenda.

Në total u sollën 20 pizza, edhe pse më shumë se 20 deputetë hynë në kuvend!

Për ushqimin e porositur duket se erdhi në kuvend edhe Muhamed Zekiri.

TV21 e pyeti se a po mbahet seanca, e ai foli për pizza.

Muhamed Zekiri: “Nuk e di unë! Unë erdha, e pash pizza kanë pru”!!!

Megjithatë ushqimin e bollshëm brenda në kuvend, deputetët e koalicionit të ri, nuk erdhën krejt.

TV21 mëson, se pakënaqësi ka në të dy taboret, si tek LSDM-ja ashtu edhe te BDI-ja.

Në koalicionin Mundemi, dy partnerë të LSDM-së po ankohen pse s’morën hise në qeveri, siç u ishte premtuar.

Në BDI ndërkaq thonë që ndarja e pushtetit, ka lënë të pakënaqur dy degë të partisë: Çairin dhe Sarajin!

 “Ishit të gjithë këtu?

Ismail Jahoski: “Po të gjithë”.

Si i komentoni zërat për ndarje të deputetëve?

Ismail Jahoski: “Nuk ka diçka të tillë”.

Zyrtarisht sot nuk kishte ftesë për mbledhje në kuvend, ndërsa as për nesër një e tillë nuk i është dërguar as mediave dhe as krejt deputetëve.

TV21 ka pyetur koalicionin Aleanca Shqiptare – Alternativa për këtë gjë, por as sot s’kishte ftesë për seancë, dhe deputetët e tyre s’kishin pse të shkojnë në kuvend.

Njëjtë edhe në VMRO-DPMNE.

Ndër të parët që la kuvendin ishte deputeti Arben Ziberi

Ai desh e theu veturën, meqë goditi një pengesë që kishte vendos policia në hyrje të kuvendit.

Shumë ma lehtë se ai kaloj Talat Xhaferri, i cili sot ka mund të zgjidhet për të dytën herë kryeparlamentar.

Përgatiti: A.Jonuzi / F.Aliu