'AS Kastrioti' drejt Superligës

МË SHUMË

Mickoski i uron fat koalicionit LSDM-BESA, e rëndësishme është që të kemi zgjedhje demokratike

Koalicionin LSDM-BESA, të cilin mbrëmë për TV21 e konfirmuan burime burime brenda dy partive e ka komentuar sot kreu...

TV21 mëson, udhëtari nga Dubai nuk ka simptome të koronavirusit

Udhëtari i cili në mëngjes erdhi nga Dubai dhe u shtrua në Klinikën Infektive të Shkupit, nën dyshimin se...

Refuzon ftesën e Speciales, pret denimin e kriminelëve që i vranë familjarët

sh pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj ka marrë ftesë nga GJykata Speciale, të cilës ka thënë se nuk do...
- Reklama -

KB AS Kastrioti është në rrugë të mirë që të bëhet pjesë e elitës së basketbollit tonë.Kjo skuadër që drejtohet nga strategu Blerim Krasniqi “Blleki”, garat e play-off-it do t’i nis nga pozita e parë, e që është një përparësi e madhe e kësaj skuadre.

Pavarësisht se Kastrioti humbi ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt kundër Kerasan Prishtina, megjithatë, kastriotët fazën e garave shtesë e nisin nga pozita e parë për shkak së Kastrioti në ndeshjen e parë e kishte mposhtur me nëntë pikë dallim Kerasan Prishtinën.
Trajneri Blerim Krasniqi, është shprehur optimist se skuadra e tij do të realizojë objektivat e klubit të tij, inkuadrimin në ETC Superliga.
Me emërimin e teknikut prishtinas në krye të Kastrioti, kanë ndryshuar edhe objektivat e klubit. Inkuadrimi në Superligë, as që është menduar në fillim të këtij sezoni, por me angazhimin e Krasniqit, dhe punën e tij që është bërë në tre-katër muajt e fundit, tani kjo skuadër është në rrugë të mirë që të bëhet pjesë e skuadrave elitare.
Krasniqi i ka thënë KosovaPress-it se Kastrioti ka potencial që të arrijë Superligën. Ai është i bindur se skuadra e tij do të futët në elitën e basketbollit, dhe sipas tij, inkuadrimi në Superligë do të jetë një risi në basketbollin tonë. “Në aspektin organizativ falë punës që është bërë në tre-katër muajt e fundit, unë nuk po shoh ndonjë ekipe tjetër më serioze se ne. Ne shpresojmë së kemi mundësi, kemi palestrën, kemi një grup djem të cilët më punën dhe me përforcime besoj se do të jemi një risi në Superligë, ndërsa ekipet tjera nuk i kam parë që kanë ndonjë seriozitet, kështu përveç neve dhe Kerasan Prishtina nuk kam vrejtë ndonjë ekipe që është me potenciale për Superligë”, ka thënë Krasniqi.
Ish trajneri i Mabetexit dhe disa klubeve tjera të vendit tonë, skuadra e tij do të vazhdojë me performancën e mirë edhe në garat e play-off-it.
I kënaqur me rezultatet dhe paraqitjet e deritashme të KB AS Kastriotit, është shprehur edhe kapiteni Valon Kurteshi. Ai beson se skuadra e tij do ta futët në Superligë, dhe sipas tij, përveç Kastriotit dhe Kerasan Prishtina, nuk ka skuadër tjetër që mund të jetë pjesë e garës së nxehtë për inkuadrim në Superligë. “Siç e tha edhe Bleki tashmë në play-off jemi në vendin e parë dhe tani do ta shikojmë se si do ta kryejmë punën tonë. Besoj se do të arrijmë të hyjmë në Superligë. Ka potencial Kastrioti. Sipas parashikimeve vetëm Prishtina dhe ne jemi favoritë. Besoj se ne do të futemi në Superligë”, ka theksuar Kurteshi.
Ndërkohë, edhe tek basketbollistët tjetër ekziston një optimizëm i madh se skuadra e tij do të arrijë ambiciet e klubit, inkuadrimin në Superligën e Kosovës në basketboll.

- Advertisement -
- Reklama -

Lajmet më të reja

Mickoski i uron fat koalicionit LSDM-BESA, e rëndësishme është që të kemi zgjedhje demokratike

Koalicionin LSDM-BESA, të cilin mbrëmë për TV21 e konfirmuan burime burime brenda dy partive e ka komentuar sot kreu...

TV21 mëson, udhëtari nga Dubai nuk ka simptome të koronavirusit

Udhëtari i cili në mëngjes erdhi nga Dubai dhe u shtrua në Klinikën Infektive të Shkupit, nën dyshimin se ka simptome të koronavirusit, për...

Refuzon ftesën e Speciales, pret denimin e kriminelëve që i vranë familjarët

sh pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj ka marrë ftesë nga GJykata Speciale, të cilës ka thënë se nuk do t’i përgjigjet. “Të nderuar familjarë,miq dhe...

Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Kroaci, flet kryeministri

Në Kroaci është regjistruar rasti i parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një djalë të ri, i cili gjendet në Klinikën Infektive në Zagreb. Këtë...
- Reklama -
- Reklama -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com