“As Gjykatë Speciale, as liberalizim vizash”

TË FUNDIT

Gjykata Speciale për Kosovën nuk duhet të themelohet, pasi që vendit i duhet më shumë asistencë për ta përmirësuar administratën dhe sundimin e ligjit e jo për një Gjykatë tjetër. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ish-zëvendëskancelari i Austrisë dhe ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek.

Gjithashtu, Busek ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku, sipas tij “Liberalizmi i vizave nuk është i domosdoshëm, pasi që heqja e regjimit të vizave nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatës”./21MEDIA