Artan Grubi shpalli “fitore”

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nuk është parë sot në Ohër, por megjithatë ka qenë aktiv në rrjete sociale në lidhje me takimin Kosovë – Serbi, transmeton TV21.

Pas palët e përfshira në dialog u shprehën para mediave, Grubi në rrjete sociale shpërndau fotografi ku shihen bashkë lideri i partisë të cilës i takon ai, BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fotografisë ia ka vendosur mbishkrimin:

“F I T O R E
për gjithë rajonin tonē
🇺🇸🇪🇺
Ali Ahmeti, një jetë e tërë për dhe pranë Kosovës!”.