Artan Grubi ndau lajmin “e gëzueshëm” për Korridorin 8

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në tubimin e BDI-së në Vrapçisht ka ndarë një informacion në lidhje me nisjen e punimeve të ndërtimit të Korridorit 8, transmeton TV21.

“Sot më në fund, pas peripecive gati 1 viti e gjysmë, kompania italiane IRD dorëzoi garancën bankare dhe e nënshkroi kontratën bankare për konsulent dhe mbikëqyrje, për ndërtimin e Korridorit 8 dhe me këtë u tejkalua pengesa më e madhe që e kemi pasur, për të realizuar projektin më të madh që nga pavarësia e Maqedonisë, deri më sot. Ky projekt për nga përmasat infrastrukturore matet me madhësinë e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Grubi.

Kontrata do të nënshkruhet të enjten, në ora 9 dhe pas kësaj, siç tha Grubi do të fillojnë negociatat me Bektel – Enka.