Analisti Petar Arsovski ishte i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 ku theksoi se ka shumë të ngjarë që kandidatët nga VMRO-DPMNE dhe LSDM të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë akoma më shumë vota se secili prej këtyre dy kandidatëve. Probabiliteti më i madh është që kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së të hyjnë në raundin e dytë. “Një fenomen interesant që u shfaq në këto zgjedhje është se shuma e rejtingut të partive shqiptare së bashku për herë të parë e kalon rejtingun e një partie maqedonase, LSDM-së”, thotë Arsovski.