Arsovska për problemin me autobusët privatë: Kompanitë nuk i kanë paraqitur biletat, paratë i kanë future në xhep

TË FUNDIT

Kompanitë private të autobusëve “Mak ekspres” dhe “Slloboda prevoz” nuk kanë paraqitur biletat e shitura dhe paratë i kanë future në xhep. Kështu akuzon kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila thotë se kjo ka ndodhur 5 vjet radhazi.

Me kontratat qw i lidh NQP Shkup, transportuesit privatë detyrohen të paguajë nga një euro, dhe tani, pas rritjes së derivateve, 1.5 euro për kilometër.

Ky obligim kushton rreth 24 milionë denarë në muaj, por nga kjo shumë duhet të zbritet shuma që transportuesit privatë e kanë bërë nga shitja e biletave të vozitjes. Edhe pse kompanitë në fjalë kanë raportuar se vozitin rreth 400,000 kilometra në muaj, paratë nuk i kanë paraqitur dhe pastaj i kanë faturuar 400.000 euro nga NQP Shkup çdo muaj. Me qëllim që ata që kanë keqpërdorur të mos spekulojnë për arsyet e ndërprerjes së kontratave, Qyteti i Shkupit ka përgatitur një thirrje të re publike për të cilën secili nga transportuesit aktualë individualë, pronarë të autobusëve privatë do të mund të aplikojnë individualisht, duke marrë një linjë në të cilën do të operojnë dhe do të punojnë me ndershmëri për sigurimin e transportit publik adekuat, tha Arsovska.

“Ajo që është evidente nga kartelat analitike me çka evidentohet puna financiare që del nga marrëveshja me autobusët e kompanive private, “Mak ekspres” dhe “Slloboda prevoz”, të njëjtit prej në fund të vitit 2017 deri në këtë moment, nuk kanë lajmëruar në shitje asnjë biletë të shitur të autobusëve ose transportuesve privatë të këtyre dy shoqatave”, tha Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit