Arsovska ka ndjekur Mickoskin në TV21: Dëgjova se i dinte mirë shumat e tenderëve, ndonëse ishin konfidenciale, organet duhet të investigojnë!

TË FUNDIT

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se e ka ndjekur liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21 para një jave.

Ajo theksoi se, mesa pa në emision, Mickoski i njehte shumë mirë shumat për tenderin e Ujësjellësit dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë mbi 130 milionë euro, të cilat ishin konfidenciale.

“Ne pamë këtu, pikërisht në emisionin tuaj që Hristjan Mickoski i njehte mirë të gjitha procedurat e tenderëve, me të gjitha shumat dhe gjithçka që ndodhte atje. Mendoj se është një tregues serioz i asaj që ka ndodhur në ata tenderë”, thotë Arsovska.

Ajo shton se posa dikush nga jashtë mund të jetë aq mirë i informuar për diçka që cilësohet si konfidenciale, ajo beson se autoritetet në Maqedoni do të kenë se me çfarë të merren në periudhën e ardhshme.