MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell TV21. MOB bën të ditur se bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Kërçova.
“Sot (31.01.2023) në rrugën “Dimitar Ilievski Murato” në Manastir, policët e policisë kriminale pranë SPB-Manastir kanë privuar nga liria A.A. (42) nga Kërçova. Ai është i dënuar me tre vjet burgim, ndërsa me urdhër të burgut “Idrizovë” në Shkup është kërkuar për arratisje nga burgu. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”