Mbrëmë rreth orës 21:30 minuta nëpunësit e SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 27 vjeçaren M.I nga Vrutoku i Gostivarit pasi që gjatë kontrollit në rrugën “Goce Dellçec” në Gostivar i kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
27 vejçarja është mbajtur në stacionin policor për dokumentimin e plotë të rastit dhe kundër saj do të ngritet pade adekuate.
