Arrestohen 6 persona në një objekt hotelierik në Zherovjan, gjenden edhe armë

TË FUNDIT

Mbrëmë (25.06.2021) nga ora 01:30 deri në ora 05:00, nëpunësit e SPB-Tetovë kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në Zherovjan të Tetovës, në pronës të A.A (30) nga Bogovina, ku kanë gjetur 12 persona, prej të cilëve 7 nga Serbia, 2 nga Rusia, 1 nga Bosnja dhe dy nga Maqedonia e Veriut si dhe 41 persona mysafirë në objekt.

“Në objekt janë gjetur shkopinj beizbolli, ndërsa në afërsi të objektit janë gjetur dy copa arme ‘Skorpion agram 2000’, me plumba 9mm si dhe një revolver me municion”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se pronari i objektit është privuar nga liria, ndërsa është arrestuar edhe E.Z (27) nga Bosnja, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, si dhe B.A nga Saraj i Shkupit dhe T.I nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilave u janë gjetur thika, ndërsa A.H (23) nga Gjermania dhe X.L (39) nga Pallçishti i Epërm nuk kanë pasur dokumente për identifikim.

TË NGJAJSHME