Arkivi i Kuvendit amendamentet nuk i pranonte vetëm në gjuhën shqipe – thotë Halil Snopçe në Click Plus

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në emisionin Click Plus në TV21, thotë se arkivi i Kuvendit amendamentet e përpiluara vetëm në gjuhën shqipe nuk i pranonte.

“Ne grup parlamentar dorëzuam disa amendamente dhe kryetarin e Kuvendit e kishin keqinformuar, unë nuk jam as koordinator as zv/koordinator dhe si pasoj nuk kam mundësi që të reagoj në formë procedurale, sepse kryetari i Parlamentit në mbledhje tha se ju keni dorëzuar në gjuhën maqedonase amendamente. Nuk është e vërtet, ne amendamentet i përpiluam në gjuhën shqipe por arkiva e Parlamentit nuk pranonte në gjuhën shqipe”, u shpreh deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

Problemi me mosrespektimin e gjuhës shqipe në Kuvend! Arkivi i Parlamentit nuk pranonte vetëm në gjuhën shqipe thotë deputeti i #ASH Halil Snopçe në #ClickPlus

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 7. Oktober 2020
error: Content is protected !!