Arkiva e Shqipërisë edhe në Maqedoni, në Shkup hapet Këndi Arkivor

TË FUNDIT

SHBA-ja e zhgënjyer me bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut

Shpresojmë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne e kemi...

Mickoski kërkon formimin e komisionit për Covid dhe orë policore

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon formimin e komisionit për Covid në të cilin do të anëtarësohen...

Ndërron jetë gazetari nga Kërçova Refik Zenku

Nga pasojat e Covid-19 ka ndërruar jetë sot gazetari nga Kërçova Refik Zenku, korrespodent i Agjencisë Mediatike...

Bytyqi: Synojmë të përmbushim detyrimet nga Marrëveshja e Gjelbërt e BE-së

Qeveria ka filluar guximshëm në tranzicionin energjetik. Ne synojmë të përmbushim detyrimet nga Marrëveshja e Gjelbër 2050...

Kinë, rritet prodhimi i biçikletave elektrike

Numri i biçikletave elektrike në Kinë ka arritur rreth 300 milionë, me shitje vjetore prej më shumë...

Nga sot salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë përtej kufirit, edhe në Maqedoninë e Veriut!

Këndi Arkivor është hapësira e re e krijuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e që do të jetë tek leximorja e Çairit në Shkup.

Në prezantimin e këtij bashkëpunimi që ua lehtëson punën studiuesve dhe të interesuarve për arkivat, ishte drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, zëvendësdrejtori i Arkivit të Maqedonisë, Muzafer Bislimi dhe zyrtarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

Drejtori i Përgjithshëm Bido, në fjalën e tij tregoi se përmes kësaj platforme, çdo studiues pa qenë nevoja për të udhëtuar drejt Tiranës, mund të kërkojë dokumente arkivore të fondit të pasur me mbi 300 milionë dokumente që ka Arkivi i shtetit shqiptar, e që është e gjithë historia e kombit para vitit 1945, përfshirë edhe viset e Maqedonisë, Kosovës e të tjera.

“Studiuesi që do të vijë në Këndin Arkivor në Shkup, zëre se do të ishte në Tiranë. Edhe në Tiranë do të bënte të njëjtën gjë, pa as edhe një lloj ndyshimi. Është ekzaktësisht e njëjta formë bashkëpunimi, që nesër pasnesër ta kemi, jo vetëm kombëtar, por dhe rajonal. Ta kemi edhe në Arkivin e Maqedonisë, që ka dokumentacion mbi shqiptarët, por shumicën dërmuese e ka mbi kombin maqedonas, ta kemi edhe me Arkivin bullgar, ta kemi edhe me Arkivin grek, pse jo!” u shpreh Bido.

Zëvendësdrejtori i Arkivit të Maqedonisë së Veriut, Muzafer Bislimi, përshëndeti këtë nismë të DPA, ndërsa theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Arkiva e Maqeodnisë me atë të Shqipërisë, duke shtuar se synimi është që të gjitha fondet që kanë të bëjnë me historinë shqiptare, të jenë si në Shkup, po ashtu edhe në Tiranë.

“Me kalimin e kohës synojmë që fondet që janë për historinë shqiptare, t’i kemi edhe fizikisht, jo vetëm në mënyre elektronike, por edhe fizikisht të kenë mundësi të studiohet edhe në Arkivin e Maqedonisë por edhe në Arkivin e Tiranës. Unë besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej!”, u shpreh zv/drejtori i Arkivit të Maqedonisë së Veriut, Muzafer Bislimi.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në territorin e së cilës është hapur Këndi Arkivor, tregoi se e kanë mirëpritur ardhjen e Arkivit të Shqipërisë në Komunën e tyre.

“Jam tepër i lumtur që sot kemi mundësinë që bashkërisht ta hapim, që të gjithë studiuesit të kenë mundësi dhe qasje në të gjithë informacionin dhe të gjtiha ato që i kanë lëndë hulumtimi, që të kenë mundësi që edhe pa qenë me prezencë fizike në Tiranë, të kenë mundësi nga këtu të hulumtojnë! Projekti është i qëlluar dhe më vjen mirë se pas Shkupit, projekti menjëherë bartet në Prishtinë!”, u shpreh Ganiu.

Kjo nismë e DPA-së ka për qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe ofrohet me të njëjtat rregulla, të njëjtat procedura, të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën formë siç ofrohet në Sallën e Studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

TË NGJAJSHME