Arben Taravari ngrit nevojën për lista të hapura

TË FUNDIT

Lideri i ASH-së, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 ka ngritur nevojën për ndryshime të Kodit zgjedhor dhe futjen e listave të hapura.

Sipas tij, kjo do të mundësonte një bashkëpunim më të madh të partive shqiptare.

“Për partitë shqiptare nuk paraqet problem nëse do të ishim me një listë, veçanërisht nëse ndodhin ndryshime në Kodin zgjedhor dhe vendosen lista të hapura. Nëse ka lista të hapura, koalicioni do të jetë më lehtë, nuk ka nevojë të ndahesh me numra, me përqindje. Lista e hapur nënkupton se sa vota fiton, aq deputetë do të ketë. Kjo do të ishte mirë që të mund të koalicionojmë më shumë parti.
A do të ndodhin këto ndryshime?
Nga ana jonë ka vullnet. Kam parë edhe disa anketa. Së paku, deklarativisht edhe BDI-ja ka thënë se është “për” lista të hapura, edhe LSDM-ja ka thënë se janë “për””, tha Taravari.