Ana tjetër e kartelave pagesore! Statistika zhgënjyese se jetojmë në varfëri

TË FUNDIT

Kartela pagesore për mbi 324 mijë qytetarë ka ndarë Qeveria me qëllim të ri-startimit të ekonomisë vendase. Por, pikërisht ky numër jep një pasqyrë  tjetër, që tregon se për fat të keq në vendin tonë pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë me më pak se 15 mijë denarë në muaj. Ish-këshilltari i Qeverisë, Branimir Jovanoviq, vlerëson se ky numër është zhgënjyes, duke theksuar se me këtë masë qytetarëve u jepet vetëm lëmoshë, në vend të zgjedhjes sistematike të problemeve.

“Në mënyrë definitive është statistikë zhgënjyese me atë që mendoj se numrat janë më keq se këta, për shkak se në këtë numër nuk kanë hyrë edhe pensionistët. Pjesa më e madhe e pensionistëve, me shumë gjasa gjysma, përkatësisht 150 mijë kanë pensione më të ulëta se 15 mijë denarë. Shkalla zyrtare e varfërisë në shtet është rreth 22%, përkatësisht 455 mijë qytetarë të vendit jetojnë në varfëri relative, ndërsa sipas bankës botërore, ndërsa në varfëri absolute në vend janë 110 mijë qytetarë, që jetojnë me më pak se 40 denarë në ditë. Ka edhe numra për lartësinë e të ardhurave nga Ministria e financave, 50% nga njerëzit kanë të ardhura mujore nën 212 euro,” tha Branimir Jovanoviq, ish-këshilltarë i Qeverisë.

Ajo që është më tragjike, sipas Jovanoviq, të gjitha këto statistika vite me radhë janë të njohura dhe nuk është bërë asgjë që ata të ndryshohen.

“Në vend që ta shfrytëzojmë këtë krizë që të bëjmë ata ndryshime të mëdha radikale që janë të nevojshme që të çrrënjosim varfërinë, ne përsëri vetëm u hedhim grimca, përkatësisht u japim lëmoshë në vend që të krijojmë sistem që do t’i nxjerr nga varfëria ata njerëz dhe do të pengojë që përsëri të bien në të, përkatësisht të ndërtojmë sistem që do të shfrytëzoj potencialet e këtyre njerëzve, për shkak se ata mund të punojnë dhe nuk janë të paaftë,” tha Branimir Jovanoviq, ish-këshilltarë i Qeverisë.

Qeveria dje e prezantoi internet faqen ku mund të kontrolloni se a jeni fitues i kartelës pagesore prej tre, gjashtë dhe nëntë mijë denarëve, për blerjen e produkteve vendore. Megjithatë ueb faqja edhe sot është jofunksionale. Qytetarët që të shohin se a janë në listën e shfrytëzuesve të kësaj mase, duhet të shënojnë numrin amë. Angellovska tha se ekipi punon për zgjidhjen e këtij problemi me qëllim që qytetarët të mos kenë vështirësi.

Kartela pagesore do të fitojnë edhe 4.394 punëtorë shëndetësor të angazhuar në përballjen me Kovid-19. Atyre u takon 40% e neto pagës bazë.