Alternativa me reagim ndaj BDI-së, “Partia në pushtet fotografohet me të arriturat tona në kulturë”

TË FUNDIT

Partia “Alternativa” ka dalë sot me një reagim, në të cilin shkruan se sa më shumë që po afrohen zgjedhjet lokale, BDI, apo siç e quajnë ata “partia e gjelbërosur në pushtet”, po krenohet me të arriturat e opozitës shqiptare, e veçanërisht me projektet e Alternativës, kur ata qeverisnin me Ministrinë e Kulturës. “Projektet kulturore shqiptare në Ministri kanë përfunduar në kohën e Alternativës. Tash shohim vetëm foto-sesione, si çdoherë para fushatave zgjedhore”, shkruhet në reagim. Ndër projektet për të cilat thonë se kanë vulën e Alternativës, nga periudha 2018-2020 kur ata drejtonin me Kulturën, janë përmbyllja e fazës së parë për Teatrin e Tetovës, përfundimin i projekti i Pallatit të Kulturës në Vrapçisht, fillimi i projektit për Pallatin e Kulturës në Bogovinë dhe Qendrës Kulturore në Likovë si dhe përfundimin e të gjitha procedurave për lëshimin në përdorim të Teatrit Shqiptar në Shkup./TV21