PR ekipet e Ahmetit dhe Grubit e “zhdukin” grupin e zjarrit në ngjarjen e UNT-së

TË FUNDIT

Në ditën e festës së 28 Nëntorit në Shkup u përurua nisja e punimeve për objektin e Universitetit “Nënë Tereza”, respektivisht punët për renovimin e ish hapësirave të Kazermës “Ilinden”.

Në ceremoni ishte i pranishëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ministra, deputetë e kryetar komunash, por edhe ish funksionarë nga kjo parti. Pas ceremonisë, kreu i integristëve ka publikuar fotografi nga ngjarja, ku në pamjet që ka publikuar nuk shihen pjesëtarët e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” brenda BDI-së, një pjesë e të cilëve ishin prezent.

Edhe zv/kryeministri Artan Grubi ka publikuar fotografi, por edhe në profilin e tij nuk shihen as deputeti Izet Mexhiti e as kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, të cilët janë pjesë e grupit të revoltuar brenda BDI-së.

Kurse në faqen zyrtare të Universitetit “Nënë Tereza” mund të shihen fotografi dhe pamje të plota, ku vërehet edhe prezenca e deputetit Mexhiti, kryetarit të Çairit Visar Ganiu por edhe të ish zv/kryeministrit Musa Xhaferi.