Albin Kurti takohet me Ali Ahmetin, para takimit me Vuçiçin (video)

TË FUNDIT

Albin Kurti është takuar me Ali Ahmetin, para takimit me Vuçiçin ot në Ohër. Ata janë takuar për disa minuta për kafe, por nuk kanë pranuar të flasin për media pas këtij takimi të shkurtër. Ky takimështë mbajtur pak kohë para se të nisin takimet me përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe SHBA-së, Josep Borrell, Mirsolav Lajçak dhe Pablo Eskobarin.

Para takimit Kurti-Vuçiq që do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, pritet ta ketë takime të ndara. Duke filluar nga ora 10:30, sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

error: Content is protected !!