Albanologu Xhevat Lloshi dhe kritiku letrar Ali Aliu u nderuan me çmimin “22 Nëntori”

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” sot në Kuvend ua ndau çmimin “22 Nëntori” për vitin 2020 profesorit, albanologut dhe akademikut, Xhevat Lloshi dhe kritikut letrar, Ali Aliu.

Ky çmim ndahet për mirë njohje njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët dhanë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë mes pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme në vend.

Kryetarja e Këshillit, Gëzime Starova, e cila sot ua ndau çmimin fituesve, theksoi se akti i sotëm i ndarjes së këtij çmimi zhvillohet mu në festën e Ditës së alfabetit shqip, krijuar në ditën e sotme në vitin 1908, si ngjarje më e rëndësishme kulturore e popullit shqiptar në fillim të shekullit 20.

“Kjo ngjarje ka konotacion kombëtar, por edhe universal, bashkues i misionit të popujve, gjuha dhe alfabeti janë faktor i rëndësishëm në realitetin multikulturor të vendit tonë me respektim të të gjitha bashkësive tona me ç’rast kulturat e ndryshme do të sendërtohen dhe mes veti do të pasurohen”, theksoi Starova.

Sipas Starovës, sot me të drejtë cekim se llojllojshmëria jonë etnike dhe gjuhësore në shoqërinë tonë i konsiderojmë si përparësi tonën dhe pasuri të përbashkët.

“Jemi fuqimisht të bindur se shënimi dinjitoz i vlerave kulturore, datave dhe traditave siç është Dita e sotme e alfabetit shqip e bën thelbin edhe për forcën e shoqërisë sonë multikulturore dhe multietnike, si një lloj të humanizmit të domosdoshëm në marrëdhëniet më të zhvilluara ndërnjerëzore dhe në përgjithësi  njerëzore”, shtoi ajo.

Profesori Xhevat Lloshi, pasi e pranoi çmimin, u falënderua, dhe theksoi se për të, të merret ky çmim është një lloj i guximit intelektual.

Ali Aliu, kritik letrar, u falënderua për çmimin dhe theksoi se ky akt është i rangut të lartë, sepse, siç tha, bëhet fjalë për shkronjat e shenjta, për alfabete, për mendje, për respekt…

“Që para tre, katër ditëve e dija se ky çmim do të ndahet mu në këtë ditë, në festë, më saktësisht në ditën e alfabetit shqip, Mendoj se institucionet insistojnë të vazhdohet ritmi i çdoditshëm i jetës, të mos shtyhen obligimet e njerëzve dhe kjo sipas meje është mirë. Kjo, siç tha profesori paraprakisht, është guxim intelektual dhe duhet t’u ndahet kompliment institucioneve për këtë akt, sepse shkaku është i një rangu të lartë, bëhet fjalë për shkronjat e shenjta, për alfabete, për mendje, për mençuri, për njohje, për respekt, për vizione, dhe për tërë këtë nevojitet edhe besim dhe qetësi”, shtoi Aliu. 

  • Tags
  • 3

TË NGJAJSHME