Alarme të rrejshme për vendosje të eksplozivit në 3 shkolla të Shkupit

TË FUNDIT

MPB njofton se mëngjesin e sotëm në tre shkolla të Shkupit ka pasur sërish alarme për vendosje të pajisjeve shpërthyese, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme.

“Sot (02.12.2022) rreth orës 07:30, në SPB-Shkup është raportuar se në adresat elektronike të tri shkollave fillore në Shkup janë dërguar kërcënime për vendosje të eksplozivit. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB.

error: Content is protected !!