Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

TË FUNDIT

Pas dyshimeve për shpërthim në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, policia njofton se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, tha Ahmeti.