Alarim i keq ne Greqi: Mbi 41 gradë Celsius

Temperaturat në Greqi janë ngritur sot në zonën e kuqe dhe në disa pjesë të vendit kanë arritur në 41 gradë Celsius dhe temperaturat e sodit janë më të lartat të regjistruara këtë vit.
Në pjesën më të madhe të qyteteve në Greqi temperatura paradite ka qenë 30 gradë Celsius, ndërsa në Athinë ka qenë 37 gradë.
Temperaturat më të larta ishin ato në jug të Greqisë, ku u ngritën në 41 gradë.
Sekretariati i Përgjithshëm i Greqisë për mbrojtje Civile ka tërhequr vërejtjen që njerëzit sot të mos dalin fare në diell, në asnjë periudhë të ditës, por të qëndrojnë nën hije, ti shmangën punëve fizike, ushqimit të rëndë dhe pijeve alkoolike.
Është rekomanduar konsumimi i pemëve dhe perimeve, ujit dhe lëngjeve, si dhe konsum i kripës, për ruajtjen e elektrolitit në organizëm./21 MEDIA/