Aktivistët e “Stop Rusino” takohen me ministrin Nuredini: Pas 5 viteve “Rusino” do të jetë vend për piknik

TË FUNDIT

Pas 5 viteve Rusino do të jetë vend për piknik, kështu ka deklaruar ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini pas takimit me përfaqësuesit e iniciativës “Stop Rusino”, përfaqësues të partive politike të nivelit lokal në Gostivar dhe kryetarit të komunës Arben Taravari.

Sipas Nuredinit duhet të themelohet ndërmarrje  për menaxhimin e deponisë “Rusino” dhe pas kësaj në këtë deponi mbeturina do të hedhin edhe komunat e rajonit të pollogut./TV21