Aksidenti në Bullgari, Filipçe: Dy të lënduar lirohen për shërim shtëpiak, tre të tjerë pritet të vijnë nga Bullgaria

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se të gjithë 7 të lënduarit nga aksidenti i autobusit në Bullgari janë në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell TV21. Filipçe tha se dy pacientë që arritën në Shkup gjatë të shtunës tashmë do të lirohen për shërim shtëpiak.

“Fillimisht të them se dy pacientët e shtrirë në Klinikën për Kirurgji Plastike sot do të lırohen për shërim shtëpiak. Janë në gjendje të mirë shëndetësore. Do të vazhdojë trajtimi në pjesën e ndihmës psikologjike”, deklaroi Filipçe.

Filipçe theksoi se edhe tre pacientë pritet që gjatë ditës së sotme të transferohen nga Sofja në Shkup.

“Sot do të arrijnë edhe tre pacientë, njëri tashmë është nisur, dy të tjerët do të nisen në orët e pasdites. Do të arrijnë më vonë sot. Dhe me gjasë që të tre do të mbahen në Klinikën për Kirurgji Plastike”, tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe theksoi se tashmë edhe pacienti i operuar është në gjendje të mirë dhe ka filluar të ecë.

“Mirë ndjehen deri në këtë moment, të gjithë që janë atje, përfshi edhe këta tre, mund të durojnë transportin. Ndjehet mirë edhe pacienti i operuar. Tashmë është vertikalizuar, dhe ka filluar të ec”, tha ministri Filipçe.

MARKETING I PAGUAR POLITIK