Aksident në Novo Lisiçe të Shkupit, ndërroi jetë 48-vjeçari

TË FUNDIT

Një burrë 48-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është lënduar vajza e tij 15-vjeçare në një aksident që ka nodhur sot pas mesnate në Novo Lisiçe të Shkupit.

“Me datë 26.01.2022 në ora 00.05 është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Vidoe Smileski Bato” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Renault”, i drejtuar nga T.M. (21) nga Shkupi dhe veturës së pasagjerëve “Volkswagen Polo”, që po drejtohej nga D.G. (48) nga fshati Hasanbeg i Shkupit. Të dy automjete me targa të Shkupit. D.G. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen. Një pasagjere e mitur në mjetit “Volkswagen Polo” ka mbetur e plagosur rëndë”, thonë nga MPB.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes sot ka kryer kontrolle edhe ekipi i Prokurorisë Publike. Për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, Prokuroria publik ka lëshuar urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, si dhe ekspertizë të mostrave të gjakut dhe urinës nga drejtuesi i veturës tjetër për të konstatuar prezencën e mundshme të alkoolit apo substancave të tjera të paligjshme.

Me urdhër të prokurorit publik, do të sigurohen edhe video incizime nga kamerat e sigurisë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK