Aksident i rëndë në Gjorçe Petrov, 40-vjeçari përplaset për vdekje

TË FUNDIT

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur para pak çastesh përballë komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup, ku një veturë ka aksidentuar për vdekje një person rreth moshës 40 vjeçare duke e hedhur për gati 100 metra nga vendi i përplasjes. Sipas informacioneve të para shoferi ka qenë me shpejtësi shumë të madhe dhe nuk ka arritur të frenojë. Mësohet gjithashtu se shoferi dhe viktima janë të dy nga komuna e Sarajit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen rastin për të bërë zbardhjen e plotë të këtij aksidentit tragjik.