Ahmeti: Na duhet cilësi, universitetet s’duhet të rangohen me vendet e Afrikës!

TË FUNDIT

Jemi në një kohë kur na duhet cilësi, pasi tanimë kemi gjithçka dhe s’mund të akuzojmë askënd se po na pengojnë, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Shipkovica e Tetovës, përcjell TV21.

“Për simbole, për universitete, thanë. Të na rrojnë universitetet, shkollat, por jemi në situatë që duhet të kërkojmë cilësi. Universitetet tona mos ti shohim në vendet e 8-mijëta, e 10-mijëta, me vendet e Afrikës. Pa nënçmuar Afrikën, pa nënçmuar asnjë komb. Por, ne nuk e meritojmë të jemi në vendet e 10-mijëta. Universitetet duhet t’i bëjmë të mira, ashtu siç duhet t’i bëjmë të mira komunat, spitalet. Nuk arsyetohemi se kemi të huajt mbi qafë, jo! Komuna, qofshin të BDI, të Besës e ASh-së janë komuna ku jetojnë shqiptarë. Por, edhe të komunitetet tjera. Mos të themi më se i ka fajet, siç thoshim më parë, Jovani e Stojani. Fajet t’i shohim te vetvetja dhe çfarë jemi duke bërë për vetveten”, tha Ahmeti.

error: Content is protected !!