Ahmeti kritika për organizimin në Shipkovicë: Kot e kemi bërë sallën e sportit, nuk jemi pak!

TË FUNDIT

Lider i BDI-së, Ali Ahmeti ka kritikuar anëtarët e këshillave vendorë për organizimin në Shipkovicë, përcjell TV21.

Tha se nuk po arrin të mbajë fjalim, ngaqë nuk po arrin t’i kapë njerëzit.

Për këtë vlerësoi se tubimi duhej të mbahej në sallën e sportit.

“Kot e kemi bërë sallën e sportit, është dashur atje të mbahet. A është salla e sportit këtu? Kemi mbajtur takim më duket. S’mund të përcjell andej, s’mund andej, s’mund andej… Një vërejtje për anëtarët e këshillave vendorë të Shipkovicës, Gajres, Brodecit deri në Bozovcë… Ne nuk jemi pak, jemi shumë. Për këtë bëhen edhe salla të sportit”, tha Ahmeti.

error: Content is protected !!