Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Vrapçishti ka shprehur gatishmërinë e tij për realizimin e reformave në administratë.
Kërkoi nga ministrat e BDI-së që administrata të jetë më efikase, për siç tha, të mos pritet nga një javë për një dokument.
Kërkoi edhe llogaridhënie dhe transparencë.
“Shkon për një dokument dhe pret një javë. Ku është administrata efikase? Për ju është vërejtja, Artan, ministra, Naser. A është ashtu? Përse të mos kemi transparencë dhe llogaridhënie. Ata janë para që mblidhen prej taksapaguesve, prej qytetarëve. A duam Evropë? Llogaridhënie dhe transparencë”, tha Ahmeti, transmeton TV21.