Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksoi se sot është mbledhur e gjithë struktura e BDI-së nga të gjitha nivelet.
“Pra është një mbledhje e parë dhe historike e këtij lloji me gjasë do të jetë edhe kategori statutare që e njejta të konvokohet në situata të jashtëzakonshme dhe për tema të jashtëzakonshme ku do të jepen orientime të qarta për fushëveprimin e organizatës tonë politike në muajtë në vijim”, tha Ademi.