Abduli: Duhet plan gjeneral dhe i detajuar urbanistik për Tetovën, që të vijon procedura për legalizim të objekteve

TË FUNDIT

Jusuf Abduli, kandidat për këshilltarë nga Alternativa në “Click 21” tha se në Tetovë duhet me prioritet të bëhet plani i përgjithshëm dhe ai i detajuar urbanistik, me qëllim që të parandalohen ndërtimet pa leje dhe të organizohet legalizimi i disa prej objekteve aktuale.

“Si fillim ne do të jemi zëri brenda Këshillit të Tetovës që të nisim iniciativat për planin gjeneral urbanistik dhe planin detal urbanistik dhe më pas të vijojnë procedurat për legalizimin që t’i japim mundësi edhe qytetarëve ta ketë më të lehtë dhe mos të shantazhohet nga militantë partiak dhe mos të ketë guximin të ndërtojë në mes të rrugës”, pohoi Abduli.